Përditësim mbi Projektin Menaxhimi i Integruar i Aseteve në 19 Shoqëri Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri

Gjatë vizitës në terren të Shoqërinë Ujësjellës Kanalizimeve Krujë. Nga e majta, Belina Belortaja, Konsulente e Analizës së të Dhënave në GIS, SHUKALB, dhe Erinda Seferi, Drejtoreshe Tregtare, UK Krujë
Foto nga SHUKALB

Projekti “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë ” i cili po zbatohet nga SHUKALB në 19 Shoqëri UK vazhdon me përmbushjen e objektivave të tij, si dhe zhvillimin dhe organizimin e aktiviteteve të planifikuara.

Projekti ofrohet në kuadër të Programit “Shërbime Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindor”, i cili zbatohet nëpërmjet një partneriteti midis Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH – GIZ, Kompanisë Hydro-Comp në Qipro, dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD). Ky  Program  është  pjesë  e Partneritetit të Danubit (D-Leap),  një nismë  rajonale,  e  integruar  dhe  e  qëndrueshme për ngritjen e kapaciteteve të shoqatave kombëtare të ujësjellësve dhe IAWD.

Gjatë workshopit të 3-të të Projektit “ Menaxhimi i Integruar i Aseteve në Shoqëritë UK në Shqipëri”
Foto nga SHUKALB

Me datë 9 dhjetor 2020 u zhvillua workshopi i 3-të i projektit , i cili kishte për qëllim të prezantonte progresin e projektit gjatë vitit 2020, për 19 Shoqëritë UK në Fazën I-rë dhe Fazën e II-të të projektit dhe për t’i informuar ata për hapat në të ardhmen. Pjesëmarrës në workshop ishin drejtorët dhe stafi i 19 Shoqërive UK pjesë e projektit, si dhe nga Shoqëri të tjera dhe përfaqësues nga institucione të qeverisë qendrore si Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enti Rregullator i Ujit në Shqipëri, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombetare dhe donatorëve, si GIZ dhe SECO.

Në vazhdim, trajnimi i dytë i avancuar për 8 Shoqëritë UK si Pogradec, Korçë, Maliq, Krujë, Kamëz, Kukës, Gjirokastër dhe Lushnje të cilat po ndjekin Fazën e Parë të projektit – Nivelin e Argjendtë, u organizua më datë 22 dhe 23 dhjetor 2020. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trajnimi i stafit të shoqërive mbi metodat e avancuara të Menaxhimit të të Dhënave në Rrjet. Trajnimi u mbajt nga grupi i ekspertëve të Menaxhimit të Aseteve (MA) pranë SHUKALB.

Gjatë trajnimit të Shoqërive UK për Fazën e Argjendtë – Menaxhimi i të Dhënave në Rrjet
Foto nga SHUKALB

Paralelisht me këto aktivitete, grupi i ekspertëve të projektit ka kryer vizita në terren në disa nga Shoqëritë UK si Lushnje, Maliq, Korcë, Pogradec, Peqin, Kavajë, Elbasan, Berat, Kamëz, Kukës dhe Krujë. Gjatë vizitave, ekspertët e MA së bashku me stafin përgjegjës të shoqërive kanë punuar në mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave në terren. Gjithashtu, një punë e madhe është bërë me disa shoqëri, duke filluar nga e para, me dixhitalizimin e të dhënave të rrjetit të ujit.

Pavarësisht nga situata me pandeminë COVID – 19, SHUKALB është i lumtur që ka përmbushur në mënyrë efektive objektivat e projektit për këtë vit, dhe të shohë progresin e secilës shoqëri UK, dhe është gati për një vit tjetër të suksesshëm dhe produktiv përpara.