Voice of the Danube – Faqja më e re internetit e Shoqatës Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub

Përdoruesit e faqeve të internetit iawd.at, danube-water-program.org, d-leap.org dhe danubis.org kanë përjetuar prej kohësh ngarkesa duke lundruar në këtë peizazh të “rritur në mënyrë organike” të katër web faqjeve duke i shërbyer një dhe të njëjtit komunitetit me informacion dhe shërbime të lidhura me një dhe të njëjtën temë. Kjo strukturë ishte rritur në sinkron me suksesin në rritje dhe rëndësinë e Shoqatës Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD), iniciativat dhe programet e saj.

Por e vetëdijshme që qëllimi i platformave online është t’u shërbejnë përdoruesve të tyre, IAWD vendosi të rishikojë, rindërtojë dhe rinisë në tërësi peizazhin e saj të internetit.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se tani e tutje, profesionistët e sektorit të shërbimeve të ujit do të gjejnë çdo informacion dhe shërbim të rëndësishëm në një vend”, thotë Presidenti i IAWD, Walter Kling: “Voice of Danube (Zëri i Danubit) është platforma me spektër të plotë për sektorin e shërbimeve të ujit në rajoni i Danubit ”.

Faqja e re e internetit (Voice of the Danube ) përmbledh përmbajtjen e katër faqeve të mëparshme në një strukturë të qartë, duke përfshirë një skedulë të plotë eventesh, lajmet më të fundit në lidhje me ujin, mundësi biznesi dhe karriere, një koleksion gjithëpërfshirës të raporteve, studime dhe informacion të përgjithshëm në Bibliotekën e Danubit, dhe shërbime jetike si Benchmarking dhe mbështetje në ngritje të kapaciteteve përmes Partneritetit të Danubit (D-LeaP) në Danube Toolbox.

Për të aksesuar spektrin e plotë të shërbimeve, lexuesit duhet të plotësojnë një formular regjistrimi. Statusi i lexuesit të regjistruar është pa kosto dhe nuk ka asnjë detyrim. Komuniteti i Zërit të Danubit mirëpret të gjithë ata që janë profesionalisht ose privatisht të interesuar për sektorin e shërbimeve të ujit në rajonin e Danubit dhe ju fton të regjistroheni tani.

Linku: https://www.iawd.at/