Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në aksion për zbatimin e reformës së sektorit te ujit

Vlora citizens getting information at a customer desk of Vlora WSSC Photo Credit: (Vlora WSSC)

Qytetarë të Vlorës duke u informuar në një nga sportelet e UK Vlorë Foto nga UK Vlorë

Pas nisjes së reformës në sektorin e ujit dhe “Aksionit për Ujin” nga qeveria shqiptare në fillim të nëntor 2017, shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare të SHUKALB kanë marrë menjëherë masat e nevojshme për impelementimin me sukses të saj.

Secila shoqëri ka informuar konsumatorët e saj përmes kanaleve të tyre të informimit mbi qëllimin e Aksionit për Ujin, masat e nevojshme që duhet të ndërmarrin konsumatorët, si dhe afatet respektive. Gjatë kësaj periudhe shoqëritë ujësjellës kanalizime kanë nxitur konsumatorët e tyre që të deklarojnë lidhjet e tyre të paligjshme dhe të legalizojnë marrëdhëniet me shoqërinë përmes një kontrate shërbimi.

Mark Molla, director of Shkodra WSSC during an interview about the reform at a local TV station in Shkodra Photo Credit: TV1 Channel, Shkodra

Mark Molla, drejtor i UK Shkodër gjatë një interviste mbi reformën në një televizion lokal në Shkodër Foto nga TV1 Channel, Shkodër

Disa prej drejtuesve të shoqërive, si Dorian Xhelili, drejtor i Ujësjellës Kanalizme Vlorë (UK Vlorë), apo Mark Molla, drejtor i Ujësjellës Kanalizime Shkodër (UK Shkodër), kanë qenë të pranishëm në televizione lokale, duke rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me zbatimin e aksionit për ujin.

Tirana WSSC information leaflet

Fletëpalosja informuese e UK Tiranë

Një tjetër mjet komunikimi i përdorur nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UK Tiranë) ishte një fletëpalosje informuese e cila u është shpërndarë konsumatorëve sëbashku me faturën e tyre mujore. Fletëpalosja
përshkruan qartësisht të gjithë informacionin e nevojshëm dhe hapat që duhet të ndiqen nga konsumatori përkatës, si dhe dhe një numër telefoni në dispozicion, pa pagesë, për çdo pyetje të mundshme.

Fushatat ndërgjegjësuese ka qenë aktive edhe përmes medias sociale (Facebook, twitter), gazeta, dhe në youtube. Në disa qytete, shoqëritë ujësjellës kanalizime kanë organizuar takime me banorët e njësive administrative përkatëse.

Këto fushata dhanë shpejt rezultate pozitive në shumë shoqëri ujësjellës kanalizime, ku konsumatorët kanë shtuar rradhët pranë sporteleve të informacionit, si dhe janë lidhur shumë kontrata të reja dhe akt marrëveshje lehtësuese për konsumatorët debitorë. Ndërkohë, shoqëritë kanë qenë aktive në identifikimin e lidhjeve të paligjshme, duke marrë masat e nevojshme ligjore në raste të tilla, si dhe në zëvendësimin e matësave që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme teknike.

Tepelena Water Supply and Sewerage Company (Tepelena WSSC) task force during the work for establishing new connections. Photo credit: Tepelena WSSC

Task forca e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tepelenë (UK Tepelenë) gjatë aksionit për vendosjen e lidhjeve të reja. Foto nga UK Tepelenë

Më 29 janar, Damian Gjiknuri, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, mbajti një konferencë shtypi ku njoftoi shtyrjen e afatit për përmbushjen e detyrimeve nga konsumatorët familjarë, deri më 28 shkurt 2018. Shtyrja u bë për shkak të rritjes së rradhëve të konsumatorëve pranë sporteleve të shoqërive, si dhe me qëllimin për t’u dhën më tepër kohë të gjithë banorëve për të përfunduar procedurat e nevojshme ligjore.