Shoqëritë UK janë të ftuar të bashkohen – SHUKALB merr Grant nga GIZ ORF MMS për të mbështetur Bashkitë dhe Shoqëritë UK në Shqipëri për Menaxhimin e Krizës së COVID-19

Trajnerët duke kryer një ushtrim gjatë Trajnimit të Trainerëve (ToT)
Foto nga SHUKALB

SHUKALB ka marrë financim për një Grant Projekt të titulluar “ORF MMS – Sigurimi i Mbështetjes për Bashkitë dhe Shoqëritë UK Publike për Menaxhimin e Krizës Covid-19 në Shqipëri”, i autorizuar nga Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe i përfshirë administrativisht në Projektin GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.  Projekti po zhvillohet duke përdorur Programin ekzistues të Partneritetit të Mësimt të Danubit (D-Leap) Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave (WSP & CM), i cili është rregulluar për të përballuar ndikimin e pandemisë COVID19. Projekti mbështetet dhe bashkëfinancohet nga  Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit të Danubit (IAWD).

Trajnerë gjatë një ushtrimi në ToT
Foto nga SHUKALB

SHUKALB do të ofrojë programin për 10 shoqëri UK, duke filluar nga janari 2021. Si pjesë e aktiviteteve përgatitore, SHUKALB organizoi në datat 16, 17, 18 dhe 21 Dhjetor 2020, Trajnimin e Trainerëve (ToT). ToT u organizua si një event hibrid, ku trajnerët e SHUKALB ishin vendosur në Hotel Mondial, dhe Partneri Teknik i Programit, Christian Phloberger drejtoi trajnimin nga zyra e tij në Vjenë, përmes platformës ZOOM. Trajnimi u ndoq nga trajnerët Pirro Cenko, Migena Kukli, Lorenc Facja dhe Elton Hasanaj, dhe përmes zoom trajneri Kastriot Shehi si dhe trajnerë të tjerë nga Bosnja Hercegovina dhe Kosova.

Gjatë ToT katër (4) ditore, pjesëmarrësit nën drejtimin e trajnerit, u njohën me temat e Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimit të Riskut; Bazat e Menaxhimit të Krizave, dhe ata gjithashtu kryen ushtrime për të demonstruar në praktikë procesin e menaxhimit të një krize në shoqëritë UK.

Pasja e një Plani të Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimit të Krizave është shumë e rëndësishme për shoqëritë UK në garantimin e furnizimit me ujë gjatë të eventeve të papritura. Programi i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimit të Krizave vjen në një kohë kritike, siç është kriza globale me të cilën po përballemi, pandemia COVID-19. Programi është përshtatur për të ndihmuar shoqëritë UK të përgatiten më mirë për t’iu përgjigjur sfidave të paraqitura nga pandemia, por gjithashtu synon të adresojë në mënyrë më holistike, lloje të tjera krizash, përfshirë ato të shkaktuara nga shkaqe natyrore.

Meqenëse numri i shoqërive UK që mund të regjistrohen në program është i kufizuar në 10, SHUKALB fton të gjithë shoqëritë UK të interesuara të shprehin interesin e tyre, duke kontaktuar Olta Ceca në kontaktet program@shukalb.al, 0697081515.