Dita Botërore e Ujit, 22 mars po afron – A është shoqëria juaj gati për të festuar?

World Water Day 2014, organized by Shkodra Water Utility Photo Credit: SHUKALB

Dita Botërore e Ujit 2014, e organizuar nga Shoqëria UK Shkodër
Foto nga SHUKALB

Festimi i Ditës Botërore të Ujit (DBU) është bërë një traditë për SHUKALB dhe shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare të tij, si një mundësi e veçantë për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar mundësinë për të nxitur qeverinë, shoqërinë civile dhe individët të ndërmarrin iniciativa të tilla ndërgjegjësimi.

Dita Botërore e Ujit është një Program i Kombeve të Bashkuara, që festohet çdo vit më 22 mars. Tema e këtij viti “Natyra për Ujin” shqyrton se si mund ta përdorim natyrën për të kapërcyer sfidat e ujit të shekullit të 21-të.

World Water Day 2017, organized by Durres Water Utility Photo Credit: SHUKALB

Dita Botërore e Ujit 2017, e organizuar nga Shoqëria UK Durrës
Foto nga SHUKALB

Dëmtimi i mjedisit, së bashku me ndryshimet klimatike, janë duke nxitur krizat që lidhen me ujin në mbarë botën. Përmbytjet, thatësirat dhe ndotja e ujit janë përkeqësuar gjithnjë e më shumë nga degradimi i bimësisë, tokës, lumenjve dhe liqeneve. Kur i lëmë pas dore ekosistemet tona, e bëjmë më të vështirë t’u sigurojmë secilit ujin që na nevojitet për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar. Zgjidhjet e bazuara në natyrë kanë potencialin për të zgjidhur shumë nga sfidat tona të ujit. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër me infrastrukturën ‘e gjelbër’ dhe ta harmonizojmë atë me infrastrukturën ‘gri’ aty ku është e mundur. Mbjellja e pyjeve të reja, rilidhja e lumenjve në zonat e përmbytura dhe restaurimi i lagunave do të ribalancojë ciklin e ujit dhe do të përmirësojë shëndetin e njerëzve dhe jetesën.

World Water Day 2017, organized by Saranda Water Utility Photo Credit: SHUKALB

Dita Botërore e Ujit 2017, e organizuar nga Shoqëria UK Sarandë
Foto nga SHUKALB

Edhe këtë vit, SHUKALB do të mbështesë shoqëritë ujësjellës kanalizime në të gjithë Shqipërinë përmes hartimit të materialeve promocionale me mesazhin e DBU-së, që do të përdoret më tej nga shoqëritë UK në organizimin e eventeve të tyre për informimin e publikut në nivel lokal. SHUKALB ka përgatitur fletëpalosje ndërgjegjësuese me mesazhe sensibilizuese, postera me mesazhin e DBU-së dhe bluza me logon e DBU-së.

Të gjitha shoqëritë ujësjellës kanalizime që do të dëshironin të organizonin evente ndërgjegjësuese dhe informuese mbi DBU-në, janë të mirëpritur të kontaktojnë SHUKALB përmes adresës së e-mailit program@shukalb.al.

Dhe mos harroni të na dërgoni fotografi nga eventi juaj. Ne do t’i ndajmë këto foto sëbashku me një përshkrim të shkurtër të eventit tuaj në rrjetet tona të mediave sociale, si dhe në buletinin elektronik Burimi të ardhshëm. Le të bëhemi gati për të festuar së bashku!