Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike

Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB) dhe Shoqata e Ujësjellësve dhe
Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) nisën në vitin 2013 traditën e organizimit të një
Konference dhe Ekspozite të përbashkët Ballkanike. Ky aktivitet mbahet çdo vit, një herë në
Prishtinë dhe një herë në Tiranë.

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrës nga Rajoni i Ballkanit dhe më tej, Konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikëbërësit, dhe profesionistëve të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Programi i konferencës krijon dhe nxit diskutime shumë-dimensionale dhe të ndërthurura, nga politikat e deri tek çështjet teknike, si edhe çështje të menaxhimit të sektorit të ujit. Konferenca ofron një platformë për diskutime, ku pjesëmarrësit mund të ndajnë njohuritë dhe eksperiencat e tyre që kanë të bëjnë me çështjet e sektorit të ujit, dhe në të njëjtën kohë krijon mundësi për lidhje ndërmjet profesionistëve të sektorit në rajonin e Ballkanit.

Si tradicionalisht, paralelisht me Konferencën, Komiteti Organizativ organizon një tjetër ambient të madh për Ekspozitën ku marrin pjesë një rrjet i gjerë kompanish të sektorit privat që ofrojnë produkte, teknologji dhe shërbime për sektorin e ujit.

Për më shumë informacion mbi Konferencën & Ekspozitë, ju lutem vizitoni faqen e internetit: http://balkansjointconference.org/sq/