Konferenca Rajonale e Menaxhimit të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime

Konferenca Rajonale e Menaxhimit të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime organizohet nga Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB) në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën Ndërkombëtare të Ujit (IWA) si dhe në partneritet me Shoqatën Evropiane të Ujit (EWA) dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Ndërmarrjeve të Ujit në Rajonin e Danubit (IAWD).

Konferenca e parë u organizua në Maj 2013, në Tiranë dhe duke marrë shkas nga suksesi i saj, në Maj 2015, në Tiranë u organizua Konferenca  e 2-të Rajonale e Menaxhimit të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime.

Është e kuptueshme se shoqëritë e ujësjellës dhe kanalizime në mbarë botën, dhe veçanërisht në vendet në zhvillim, nuk janë duke performuar ashtu siç duan dhe siç duhet, në qoftë se do të plotësonin nevojat e popullatës në rritje në zonat e tyre të shërbimit. Ky fakt nuk është rezultat i ndonjë një çështje të caktuar, por rrjedh nga realiteti kompleks që ekziston në ofrimin e këtyre shërbimeve thelbësore në një mjedis të veçantë të qeverisjes, financimit publik, dhe rregulloreve.

Konferenca mbledh menaxherët dhe stafin e lartë të shoqërive ujësjellës, konsulentë, dhe ofruesit e menaxhimit të teknologjisë të cilët debatojnë dhe kontribuojnë në suksesin e ardhshëm të furnizimit me ujë dhe shërbimeve të ujërave të zeza.

Për më shumë informacion mbi Konferencën ju lutem vizitoni faqen e internetit: http://utilityconf.al/