Fillimi i programit të Bashkimit Evropian në mbështetje të reformës së sektorit të ujit në Shqipëri

Znj. Gabriele Lames, Menaxhere Programi, Mbështetja e BE-së për Menaxhimin e Mbeturinave, GIZ, (e dyta nga e djathta) midis panelistëve të tjerë gjatë takimit për prezantimin e programit " Mbështetja e Bashkimit Evropian në Reformën e Sektorit të Ujit në Shqipëri" Foto nga GIZ

Znj. Gabriele Lames, Menaxhere Programi, Mbështetja e BE-së për Menaxhimin e Mbeturinave, GIZ, (e dyta nga e djathta) midis panelistëve të tjerë gjatë takimit për prezantimin e programit ” Mbështetja e Bashkimit Evropian në Reformën e Sektorit të Ujit në Shqipëri”
Foto nga GIZ

Më 18 shtator 2018, në Tiranë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) organizuan një takim me qëllim prezantimin e fillimit të programit IPA 2016 me titull  “Mbështetja e Bashkimit Evropian në Reformën e Sektorit të Ujit në Shqipëri”.  Në takim morën pjesë përfaqësues të të gjithë aktorëve të sektorit të ujit në Shqipëri, nga qeveria qendrore, bashkitë, shoqëritë ujësjellës kanalizime, agjencitë, OJQ-të, donatorët, Delegacioni i BE-së etj.

Pjesëmarrësit u përshëndetën nga Znj. Senida Mesi Zëvendëskryeministe e Shqipërisë, z. Hantin Bonati, Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Z. Mario Mariani, Drejtues i  Bashkëpunimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Znj. Susanne Schütz, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Shqipërisë dhe Z. Martin Ledolter, Drejtor i Agjencisë Austriake të Zhvillimit.

Programi bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, me një total prej rreth 5.8 milion euro.

Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) zbaton komponentin e parë të programit, i cili fokusohet në menaxhimin e integruar të ujrave.  Partneri kryesor kombëtar është Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU).

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH do të zbatojë komponentin e dytë mbi trajtimin e ujrave të zeza.  Përfituesit kryesorë janë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës (MIE) dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjevete (AKUM).  Projekti do të punojë ngushtësisht në nivel qëndror me MIE dhe AKUM, si dhe në nivel lokal me Bashkitë dhe Shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve në bregdetin shqiptar (Velipojë, Lezhë/Shëngjin, Durrës, Kavajë, Vlorë, Ksamil dhe Sarandë, Orikum por edhe të reja si Divjaka, Spilleja dhe Riviera e detit Jon nga Dhërmiu në Sarandë).

Përveç përfituesve kryesorë, SHUKALB është i përfshirë në këtë projekt si një nga aktorët kryesorë kombëtarë, sëbashku me Agjencinë e re të Menaxhimit të Burimeve Ujore, Entin Rregullator të Ujit, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Komponenti i parë i programit do të zgjasë rreth 4 vite, deri në Janar 2022, ndërsa komponenti i dytë për rreth 3 vite deri në Shkurt 2021.