Fjalor i parë teknik i ujit në shqip – Kërkohen vullnetarë !!!

Me qëllim lehtësimin e shkëmbimit ndërmjet profesionistëve të ujit, përmirësimit të të kuptuarit të kushteve teknike dhe kalimit drejt një terminologjie të standardizuar, SHUKALB ka ndërmarrë një iniciativë për të zhvilluar një Fjalor Teknik për Ujin e pijshëm dhe Ujin e ndotur.

Në kuadër të punimeve për zhvillimin e mbi 40 kurseve të trajnimit në kuadër të projektit ” Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit në Shqipëri”, specialistët e zhvillimit të kurseve kanë grumbulluar më shumë se 18,000 terma teknike të ujit dhe ujit të ndotur në gjuhën angleze bashkë me përkufizimin e tyre.  Qëllimi është dokumentimi i këtyre termave në një fjalor teknik në gjuhën shqipe, si kopje e printuar ashtu edhe në versionin online, të cilat mund të aksesohen lehtësisht nga të gjithë aktorët dhe profesionistët e ujit.

SHUKALB po kërkon të formojë një komitet të profesionistëve në sektorin e ujit të cilët janë të interesuar të bashkohen vullnetarisht në këtë mision për të rishikuar termat e përkthyer dhe përkufizimet e tyre në gjuhën shqipe dhe bazuar në përvojën dhe ekspertizën e tyre, ofrojnë rekomandime për termat e duhura për t’u përdorur.

Bashkohuni me ne në këtë përpjekje për të çuar përpara sektorin e ujit në Shqipëri!

Për informacion të mëtejshme, si dhe për të shprehur interesimin tuaj për t’u bashkuar në këtë projekt, mund të kontaktoni Anisa Aliaj në adresën anisa.aliaj@shukalb.al.

Water Glossary shqip