Identifikimi i mundësive për gratë që punojnë në sektorin e ujërave të ndotura në Shqipëri

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura të shoqërise UK Durrës
Foto nga SHUKALB

Që nga viti 2013, studentë nga Instituti Politeknik Worcester (WPI) nga SH.B.A. kanë bashkëpunuar me SHUKALB në disa projekte në sektorin e ujit dhe shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, ku përfshihet një ekip studentësh të WPI që punojnë në Shqipëri për një periudhë 8 javore.

Sektori i ujërave të ndotura në Shqipëri është parë historikisht si një industri e mbizotëruar nga burrat, veçanërisht në rolet teknike dhe të menaxhimit. Ekzistojnë shumë arsye të mundshme për këtë mospërputhje, duke përfshirë mungesën e interesit të femrave në këtë fushë, boshllëqet gjinore në punësime dhe përfaqësimin e ulët të roleve të grave në rolet drejtuese. Studentët deshirojnë të identifikojnë mundësitë për gratë në sektorin e ujërave të ndotura në Shqipëri dhe të zvogëlojnë paragjykimin gjinor për gratë që punojnë në këtë industri.

Studentët janë në fazat fillestare të zhvillimit të një rrjeti të grave profesioniste që punojnë në sektorin e ujërave të ndotura në SH.B.A., Shqipëri dhe vendet të tjera në Ballkan. Rrjeti do të rrisë mundësitë për këshillim dhe bashkëpunim. Studentët gjithashtu planifikojnë të prodhojnë një webinar që thekson përvojat e grave në industri dhe strategjitë për të rritur mundësitë e punësimit, mbajtjen dhe përparimin.

Ekipi përbëhet nga katër studentë të vitit të tretë: Gabriella Cerbo, Aaron Krueger, Shawna Winters dhe Lindsay Ambrosino. Për shkak të pandemisë, studentët nuk mund të udhëtojnë ndërkombëtarisht kështu që po e zhvillojnë projektin në distancë nga Massachusetts. Ata janë të entuziastë që po punojnë me SHUKALB dhe do të dëshironin shumë të flisnin me lexuesit e gazetës BURIMI. Ju mund t’i kontaktoni ata përmes emailit në: gr-womenandwater_A20@wpi.edu