Kalendari i Trajnimit për vitin 2018 tashmë është gati!

TrainingKalendari i Trajnimeve të Programit të Përbashkët të trajnimit për vitin 2018 tashmë është gati!  Lista e kurseve të trajnimit të planifikuara për t’u zhvilluar këtë vit është bazuar në përgjigjet e mbledhura nga anketimi i zhvilluar në fillim të këtij viti me shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë.

Kurset e trajnimit mbulojnë një gamë kursesh të ndryshme teknike dhe menaxheriale të shërbimeve të shfurnizimit me ujë dhe kanalizimeve.  Regjistrimet janë tashmë të hapur për të gjithë stafin e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe profesionistë të tjerë të interesuar në Shqipëri dhe Kosovë.

Për pyetje dhe për t’u regjistruar, ju lutem kontaktoni SHUKALB në adresën e email-it training@shukalb.al, ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.

Për të parë kalendarin e përditësuar të trajnimeve për 2018, ju lutemi klikoni Kalendari i Përbashkët i Trajnimeve SHUKALB-SHUKOS 2018.

Gjithashtu mund t’i referoheni Katalogut të Trajnimit 2018 për të marrë më shumë informacion mbi secilin prej kurseve të ofruar si pjesë e Programit të Përbashkët të Trajnimit.

Ju mirëpresim në trajnimin e ardhshëm!