Kanë filluar regjistrimet për kurset e trajnimit të SHUKALB për vitin 2019!

Kalendari i Trajnimeve të SHUKALB për vitin 2019 tashmë është gati!  Lista e kurseve të trajnimit të planifikuara për t’u zhvilluar këtë vit, u bazua në përgjigjet e mbledhura nga anketimi i kryer në Dhjetor 2018-Janar 2019 tek shoqëritë ujësjellës kanalizime në të gjithë Shqipërinë.

Kurset e trajnimit mbulojnë një gamë kursesh të ndryshme teknike dhe menaxheriale të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.  Regjistrimet janë hapur tashmë për të gjithë stafin e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe profesionistët e tjerë të interesuar në Shqipëri dhe Kosovë.

Për pyetje apo për t’u regjitruar, ju lutem kontaktoni këtu: training@shukalb.al, Cel: 069 70 81 515.

Për të parë kalendarin e përditësuar të trajnimeve për 2019, kontrolloni linkun http://shukalb.al/trajnime/kalendar/ në faqen e internetit të SHUKALB.

Ju mirëpresim në trajnimin e ardhshëm!

 

KALENDARI I PËRBASHKËT I TRAJNIMIT SHUKALB-SHUKOS 2019

Koha e Zhvillimit Titulli i Trajnimit Vendodhja
7-8 Shkurt Pasqyrat Financiare dhe Roli i tyre në Vendimmarrje Tiranë, Shqipëri
21-22 Shkurt Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I & II Tiranë, Shqipëri
11-12 Mars Menaxhimi Tiranë, Shqipëri
20-21 Mars Menaxhimi i Aseteve Tiranë, Shqipëri
Mars-Korrik Eficenca e Energjisë Tiranë, Shqipëri
Mars-Dhjetor Menaxhimi i Integruar i Aseteve (MIA) Tiranë, Shqipëri
12 Prill Kampionimi dhe Procedurat Laboratorike për Ujin e Pijshëm dhe të Ndotur Tiranë, Shqipëri
25-26 Prill Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun Tiranë, Shqipëri
15-16 Maj Siguria në Punë për Profesionistët e Ujit të Pijshëm dhe të Ndotur Tiranë, Shqipëri
6-13-20-27 Shtator Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës Tiranë, Shqipëri
10-11 Tetor Operim dhe Mirëmbajtje e Sistemit të Kanalizimeve I & II Tiranë, Shqipëri
22 Nëntor Hyrje në Trajtimin e Ujrave të Ndotur Tiranë, Shqipëri
5-6 Dhjetor Metodat e Trajtimit dhe Menaxhimit të Llumit Tiranë, Shqipëri