Kërkesë për Shprehje Interesi – Studio Film & Fotografi

Leterhead Shqip

 

Vendndodhja:                            Tiranë – Shqipëri
Projekti:                                     “Edukimi dhe Ndërgjegjësimi i Brezit të Ri në Lidhje me                                                               Çështjet e Ujit në Shqipëri”
Numri i Projektit (ID):
                SAL60017GR0024
Pozicioni:                                   Studio Film & Fotografi
Kohëzgjatja:                               Maj – Nëntor 2018

 

Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB), e themeluar në vitin 2000, është një Shoqatë profesionale, jofitimprurëse e profesionistëve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, e cila synon te përmirësojë menaxhimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri, për ta bërë atë më efiçent, të qëndrueshëm dhe efektiv në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Shoqata është e regjistruar sipas ligjit Shqiptar në Gjykatën e Tiranës.

SHUKALB ka një angazhim serioz lidhur me ndërgjegjësimin dhe investimin në të ardhmen e sektorit të ujit. Sipas këtij angazhimi, sjellja e çëshjeve të ujit në vëmendjen e sa më shumë njerëzve zë një vend të rëndësishëm në punën e shoqatës. Çdo program që SHUKALB organizon, fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit në nivele të ndryshme të shoqërisë, në mbrojtjen dhe përdorimin e burimeve ujore.

Së fundmi, SHUKALB ka marrë një grant nga US Embassy Tirana për zbatimin e projektit “Edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezit të ri në lidhje me çështjet e ujit në Shqipëri”, më poshtë referuar si Projekti. Një ndër pikat e projektit është hartimi dhe zhvillimi i dy videove në kuadër të programeve “Miqtë e Ujit” dhe “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit”. Studio Film & Fotografi do të punojë ngushtësisht me Menaxheren e Programeve gjatë hartimit dhe zhvillimit të videove.

Studio Film & Fotografi të interesuara duhet të:

  • Ketë në stafin e saj regjisor, montazhier, fotografë, kameramanë të aftë në kryerjen e detyrave të mësipërme;
  • Ketë njohje të plotë dhe të përditësuar të teknikave më të mira dhe bashkëkohore në hartimin dhe zhvillimin e videove dhe dokumetarëve;
  • Ketë mbi 3 vjet eksperiencë në ofrimin e shërbimeve të mësipërme apo të ngjashme;

Termat e referencës të plota të kësaj thirrje i gjeni në likun Termat e Referencës

Studiot e Interesuara që përmbushin kriteret e mësipëme duhet të dorëzojnë elektronikisht shprehjen e interesit dhe ofertën e tyre në adresën e mëposhtme deri në datë 18 Maj, 2018.

 

Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë
Drejtuar: Olta Ceca, Menaxhere e Programeve
Rruga Pjetër Bogdani, Nd. 39/1, Ap. 3/1
Njesia Bashkiake Nr. 5, Kodi Postar 1019 Tiranë,
Tel/Fax:+355 (0) 4 2245 101
e-mail: program@shukalb.al