Konferenca dhe Ekspozita e 6-të e Përbashkët Ballkanike “Uji dhe Natyra”: Një tjetër sukses i madh!

Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë gjatë fjalimit të tij përshëndetës në pritjen Gala. Foto nga Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike

Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë gjatë fjalimit të tij përshëndetës në pritjen Gala.
Foto nga Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike (K&EPB)

Në datat 7-9 nëntor 2018, Shoqata Ujësjellës Kanalizimeve e Shqipërisë (SHUKALB) në bashkëpunim me SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës) organizuan Konferencën dhe Ekspozitën e gjashtë të Përbashkët Ballkanike me temë “Uji dhe Natyra”, në Tiranë, Shqipëri.  Ky event i përvitshëm ishte një sukses i madh duke marrë parasysh pjesëmarrjen e gjerë të profesionistëve të ujit nga Ballkani Perëndimor, vendimmarrësve të nivelit të lartë nga Shqipëria dhe Kosova, folësit e shquar, profesionistët e biznesit, si dhe temat e rëndësishme që u trajtuan dhe u prezantuan gjatë tre ditëve të eventit.

Me një audiencë rekord prej mbi 500 pjesëmarrësish, nga 20 vende të ndryshme anembanë Ballkanit, Evropës dhe më gjerë, si dhe 70 moderatorë dhe folës, Konferenca arriti objektivin e saj për të nxitur dialogun ndërmjet aktorëve të ndryshëm.  Konferenca ofroi mundësi për profesionistët e ujit, politikbërësit dhe profesionistët e biznesit nga sektori për të diskutuar mbi çështjet me rëndësi, shkëmbimin e informacionit dhe për të ndarë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ujësjellës kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Z. Petrit Tare, President i SHUKALB, gjatë Pritjes Gala Foto nga Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike

Z. Petrit Tare, President i SHUKALB, gjatë Pritjes Gala
Foto nga K&EPB

Eventi tre ditor nisi me Ceremoninë e Hapjes (Pritja Gala) në mbrëmjen e 7 nëntorit, me një fjalim e mirëseardhjes për të gjithë pjesëmarrësit nga Presidenti i SHUKALB, z. Petrit Tare.  Në fjalën e tij, ai deklaroi se: “Ky aktivitet është vazhdimësi e një eksperience disa vjeçare bashkëpunimi midis dy Shoqatave, dhe është shndërruar tashmë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor“.

Pritja Gala vazhdoi me fjalimet përshëndetës nga personalitete të nivelit të lartë, duke nisur me z. Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.  Ndër të tjera, ministri Gjiknuri tha: “Që të administrojmë siç duhet ujin duhet të kemi njerëz profesionistë e që dinë të menaxhojnë këtë pasuri kaq të rëndësishme. Ne në Shqipëri kemi filluar një reformë të rëndësishme përsa i përket mirëmenaxhimit të sektorit të ujit të pijshëm. Rezultatet e para kanë qenë të mira. Është rritur arkëtimi me 17 milion euro më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Janë reduktuar ekspozimet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë“.

Ministri Gjknuri and Ministri Lluka duke nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit Foto nga Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike

Ministri Gjknuri and Ministri Lluka duke nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit
Foto nga K&EPB

Pas fjalimit të Ministrit Gjiknuri, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, z. Valdrin Llukaj, mbajti fjalimin e tij përshëndetës ku ndër të tjera tha: “Ne po angazhohemi që të bëhet eliminimi i tërësishëm i humbjeve në rrjetin e ujësjellësve dhe në krijimin e rezervarëve natyrorë për ruajtje dhe mbledhjen e ujit, është prioritet kjo çështje marrë në konsideratë se uji është resurs jo i mjaftueshëm për plotësimin e nevojave njerëzore gjithandej globit, po ashtu po punohet edhe në realizimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në të gjithë vendin (Kosovë)“.

Personalitete të tjera që mbajtën fjalim përshëndetës ishin z. Fatmir Matoshi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kosovë,  znj. Mikaela Meredith, Përfaqësuese e Misionit të USAID ne Shqipëri dhe znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër.

Znj. Mikaela Meredith, Përfaqësuese e Misionit të USAID ne Shqipëri, gjatë fjalës së saj në Pritjen Gala Foto nga K&EPB

Znj. Mikaela Meredith, Përfaqësuese e Misionit të USAID ne Shqipëri, gjatë fjalës së saj në Pritjen Gala
Foto nga K&EPB

Pritja Gala vazhdoi me ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve për njohjen e përpjekjeve të individëve që kanë pasur ndikim në punën e tyre dhe në përmirësimin e sektorit të ujit.  Çmimi Një jetë në Sektorin e Ujit iu dha z. Kol Ndokaj, ish Administrator i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vau i Dejës, Çmimi i Mirënjohjes iu dha znj. Valbona Paja, Përgjegjëse e Planifikimit / Raportimit, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër dhe çmimi i tretë iu dha z. Raif Petreni, Drejtor i Entit Rregullator të Ujit të Kosovës, për kontributin e tij në sektorin e ujit në Kosovë.

Pas fjalimeve përshëndetëse, Ministri Gjiknuri dhe Ministri Lluka nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi që do t’i hapë rrugën të dy Qeverive të punojnë së bashku për të eksploruar përfitimet e zhvillimit të një Programi Certifikimi të Bazuar në Testim për Operatorët e Ujësjellës Kanalizimeve në të ardhmen.

Z. Petrit Tare, President i SHUKALB (djathtas) dhe z. Ismet Ahmeti, Anëtar Bordi i SHUKOS duke prerë shiritin për hapjen zyrtare të Ekspozitës. Foto nga K&EPB

Z. Petrit Tare, President i SHUKALB (djathtas) dhe z. Ismet Ahmeti, Anëtar Bordi i SHUKOS duke prerë shiritin për hapjen zyrtare të Ekspozitës.
Foto nga K&EPB

Pritja Gala përfundoi me hapjen zyrtare të ekspozitës.

Programi Teknik i Konferencës konsistoi në 16 sesione me tematika të ndryshme të organizuara në 12 sesione të ndryshme paralele dhe 4 Sesione Plenare, të cilat adresuan mbi 54 prezantime.  Të 12 Sesionet Paralele të Konferencës trajtuan tema të gjera dhe shumëdimensionale, nga politikat në çështjet teknike, si dhe menaxhimi i sektorit të ujit, duke u fokusuar në menaxhiminin e burimeve ujore; ujin pa te ardhura dhe furnizimi i ujit me ndërprerje; qeverisjen dhe menaxhimin e Shoqërive ujësjellës kanalizime; sfidat e rregullatorit; menaxhimi financiar i Shoqërive ujësjellës kanalizime; menaxhimin e infrastrukturës së Shoqërive ujësjellës kanalizime; sfidat e ujit të ndotur dhe trajtimi i ujit të ndotur urban, menaxhimin e aseteve dhe zhvillimin e kapaciteteve të Shoqërive ujësjellës kanalizime.

Znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB duke mbajtur fjalën e mirëseardhjes në hapjen e ditës së parë të Konferencës Foto nga K&EPB

Znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB duke mbajtur fjalën e mirëseardhjes në hapjen e ditës së parë të Konferencës
Foto nga K&EPB

Programi Teknik i Konferencës filloi në mëngjesin e 8 nëntorit, me fjalën e mirëseardhjes nga znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB.  Pasi dha një pasqyrë të aktiviteteve para konferencë që u mbajtën më 7 nëntor, ajo ftoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj për të dhënë fjalën përshëndetëse.  Në fjalën e tij zoti Veliaj deklaroi: “Takova shumë kolegë nga Hungaria, Holanda dhe më vjen mirë që po mësojmë nga më të mirët. Është shumë kollaj të flasim për integrimin evropian, nëse nuk flasim për integrimin në këto projekte konkrete. Bashkëpunimi me vende që janë lider sot në BE, për mënyrën se si menaxhojnë ujin është kyç. Më vjen mirë që këto platforma kthehen në një mundësi për të bërë më shumë biznes dhe më shumë bashkëpunim“.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në hapjen e ditës së parë të Konferencës Foto nga K&EPB

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në hapjen e ditës së parë të Konferencës
Foto nga K&EPB

Programi vazhdoi më tej me fjalimin kryesor nga z. Sybe Schaap, Senator, Senati Hollandez.  Z. Schaap përmes prezantimit dhe fjalimit të tij ndau me publikun ndërhyrjen e njerëzve në burimet ujore dhe krizat globale të ujit.  Ai tregoi ndikimin e bujqësisë si dhe urbanizimit në burimet ujore, duke treguar situatën e rrezikut në vende të ndryshme të punimeve.

Sesioni i parë plenar i programit iu dedikua temes “Uji dhe Natyra – Menaxhimi i Qëndrueshëm i Burimeve Ujore”.  Sesioni u moderua nga Z. Philip Weller, Udhëheqësi i Sekretariatit Teknik, IAWD – Programi i Danubit për Ujin, dhe panelistët të cilët u bashkuan me diskutimet ishin: z. Gjergji Goro, Kryetar i Bashkisë së Himarës, znj. Jadranka Ivanova, Drejtuese, Mbështetja e Negociatave Shqiptare në Mjedis , z. Albert Lenja, Shef Sektori, Agjensia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Shqipëri dhe znj. Fatlije Buza nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kosovë.

Paneli i Sesionit të parë plenar “Uji dhe Natyra – Menaxhimi i Qëndrueshëm i Burimeve Ujore”. Nga e D ne te M: znj. Fatlije Buza , z. Gjergji Goro, z. Albert Lenja, znj. Jadranka Ivanova dhe z. Philip Weller. Foto nga K&EPB

Pas Sesionit Plenar, programi vazhdoi me sesionet paralele.  Tema e Menaxhimit të Burimeve Ujore u trajtua në dy sesione të njëpasnjëshme.  Paralelisht me këtë, u trajtuan temat e Menaxhimit të Humbjeve të Ujit dhe Sfidat e Rregullatorit.

Sesioni i dytë Plenar “Zhvillimi i Kapaciteteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime – Iniciativat Kombëtare dhe Rajonale” u moderua nga Znj. Svetlana Zdravkovska, GIZ-ORF, Maqedoni.  Diskutimi vazhdoi me znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB;  z. Petrit Tare, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë; znj. Lindita Sotiri, Drejtore, Programet e Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri; z. Paul Bishop, President dhe Drejtor Ekzekutiv, Shoqata e Bordeve të Certifikimit, SHBA; Znj. Aida Jusufhodzic, Menaxhere Produkti për Zhvillimin e Kapaciteteve, Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kaciteteve dhe Znj. Katerina Shilling, Menaxhere e Njohurive dhe Koordinatore për Ngritjen e Kapaciteteve, IAWD.  “Përmirësimi i Efiçencës së Shoqërive Ujësjellës Kanalizime, Programet D-LeaP” dhe “Qeverisja dhe Menaxhimi i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime” ishin sesionet e fundit të trajtuara gjatë ditës së parë të punës së Konferencës.

Znj. Elisabeta Poçi, SHUKALB, (e para nga e djathta) gjatë prezantimit të saj në Sesionin Plenar 2, midis panelistëve të tjerë. Nga e djathta e saj: znj. Aida Jusufhodzic; z. Paul Bishop; znj. Katerina Schilling, znj. Lindita Sotiri dhe z. Petrit Tare. Foto nga K&EPB

Znj. Elisabeta Poçi, SHUKALB, (e para nga e djathta) gjatë prezantimit të saj në Sesionin Plenar 2, midis panelistëve të tjerë. Nga e djathta e saj: znj. Aida Jusufhodzic; z. Paul Bishop; znj. Katerina Schilling, znj. Lindita Sotiri dhe z. Petrit Tare.
Foto nga K&EPB

Dita e dytë e Konferencës, më 9 nëntor, u hap me fjalimin kryesor nga z. Hans-Dietrich Uhl, Shef Departamenti, Ministria Bavareze për Mjedisin dhe Konsumatorin, Gjermani.  Z. Uhl u përqëndrua në zbatimin e Direktivës së Këshillit 91/271 / EEC në lidhje me trajtimin e ujërave të ndotura urbane, përvojën në zbatimin e UWWTD dhe arsyetimin e mbrojtjes së burimeve ujore.

Sesioni i tretë Plenar, “Ujërat e Ndotura – Sfidat dhe Përgjegjësitë” u moderua nga znj. Jovana Husemann, Menaxhere Projekti, Project Manager për Evropën Qendrore dhe Lindore, Veolia, Gjermani.  Për të diskutuar këtë temë, panelistët e ftuar ishin znj. Arlinda Ibrahimllari, Drejtore Teknike e Departamentit Sanitar, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë;

Paneli i Sesionit të tretë Plenar, "Ujërat e Ndotura - Sfidat dhe Përgjegjësitë". Nga e D ne te M: z. Ndricim Shani, z. Arben Skenderi, znj. Lindita Sotiri, znj. Arlinda Ibrahimllari, z. Hubert Grandjean, z.Hans-Dietrich Uhl and znj. Jovana Husemann. Foto nga K&EPB

Paneli i Sesionit të tretë Plenar, “Ujërat e Ndotura – Sfidat dhe Përgjegjësitë”. Nga e D ne te M: z. Ndricim Shani, z. Arben Skenderi, znj. Lindita Sotiri, znj. Arlinda Ibrahimllari, z. Hubert Grandjean, z.Hans-Dietrich Uhl and znj. Jovana Husemann.
Foto nga K&EPB

znj. Lindita Sotiri, Drejtore, Programet e Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri; z. Arben Skenderi, Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia Kombëtare Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Shqipëri; z. Ndriçim Shani, Kryetar, Enti Rregullator i Ujit, Shqipëri; z. Hans-Dietrich Uhl dhe z. Hubert Grandjean, Menaxher i Projektit Seksioni Operativ  II, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Shqipëri.

Programi vazhdoi me sesionet paralele të dedikuara për Menaxhimin e Ujërave të Ndotura Urbane dhe tema si “Uji pa të Ardhura në Furnizimin me Ujë me Ndërprerje” dhe “D-LeaP STA Menaxhimi i Integruar i Aseteve”.

Sesioni final Plenar "Financimi i Sektorit të Ujit - Sa Kemi Nevojë dhe si t'i Caktojmë Prioritetet?".  Nga e M ne te D: z. Cliff Hammer, z. Arben Skenderi, znj. Lindita Sotiri, z. Björn Thies, z. Adem Ahmetaj dhe z. Radoslav Russev. Foto nga K&EPB

Sesioni final Plenar “Financimi i Sektorit të Ujit – Sa Kemi Nevojë dhe si t’i Caktojmë Prioritetet?”. Nga e M ne te D: z. Cliff Hammer, z. Arben Skenderi, znj. Lindita Sotiri, z. Björn Thies, z. Adem Ahmetaj dhe z. Radoslav Russev.
Foto nga K&EPB

Sesioni final Plenar “Financimi i Sektorit të Ujit – Sa Kemi Nevojë dhe si t’i Caktojmë Prioritetet?” u moderua nga z. Radoslav Russev, Konsulent, Bullgari.  Për të diskutuar këtë temë, panelistët e ftuar ishin: z. Cliff Hammer, Këshilltar Rajonal për Infrastrukturën dhe Mjedisin në Ballkanik Perëndimor, Ambasada Zvicerane, Maqedoni; z. Björn Thies, Drejtor i Zyrës së KfW, Shqipëri; znj. Lindita Sotiri, z. Adem Ahmetaj, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Kosove dhe z. Arben Skenderi, AKUM, Shqipëri.

Programi i Konferencës përfundoi me dy Sesionet e fundit paralele “Infrastruktura dhe Teknologjia e Ujit” dhe “Menaxhimi Financiar i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime”.

Ekspozita Teknike shënon rekordin më të lartë të pjesëmarrjes!

Stenda e Romold Gmbh në Ekspozitë Foto nga K&EPB

Stenda e Romold Gmbh në Ekspozitë
Foto nga K&EPB

Pjesëmarrësit në Konferencë patën mundësinë të vizitonin Ekspozitën më të madhe Teknike në historinë e Konferencave tona vjetore.  Ekspozita u hap zyrtarisht më 7 nëntor, pas pritjes Gala dhe vazhdoi dy ditë paralelisht me Programin Teknik më 8 dhe 9 nëntor.  Ekspozita mblodhi 30 kompani private që vinin nga 13 vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit, Evropa, si dhe Izraeli, të cilat prezantuan produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, si dhe programet inxhinierike dhe menaxheriale, duke u siguruar vizitorëve më të mirën që kjo industri ofron.

Suada Ulqinaku nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër, një nga fituesit e shorteut. Foto nga K&EPB

Suada Ulqinaku nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër, një nga fituesit e shorteut.
Foto nga K&EPB

Një eksperiencë emocionuese gjatë ekspozitës ishte stenda e SHUKALB dhe SHUKOS, e pozicionuar afër hyrjes së sallës kryesore të Konferencës.  Pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me aktivitetet e secilës shoqatë.  Një hapësirë e konsiderueshme iu kushtua programeve të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve, si Programi i Përbashkët i Trajnimit dhe programet e D-LeaP.  Pjesëmarrësit morën informacion mbi kurset specifike të trajnimit dhe programet e D-LeaP të planifikuara për pjesën tjetër të vitit 2018 dhe 2019.

Më 9 nëntor, gjatë pushimit për kafe, stafi i shoqërive ujësjellës kanalizime të pranishëm në Konferencë, morën pjesë në Shorteun e Kurseve të Trajnimit, të organizuar në stendën e përbashkët SHUKALB-SHUKOS.  Pjesëmarrësit treguan interes të lartë për të marrë pjesë në këtë shorte, i cili rezultoi me tre fitues: znj. Suada Ulqinaku, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër; z. Dhimitri Kristidhi, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër dhe znj. Liridona Agushi, Kompania Ujësjellësi Rajonal Gjakovë.