Manuali për Agregimin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime i mundësuar nga Banka Botërore

Rreth Manualit

  • Sot, mbi 2 miliard njerëz jetojnë pa ujë të pijshëm të sigurtë. Synimi ynë: Të ndërtojmë një të ardhme më të mirë duke arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 6 që synon një qasje universale për një furnizim me ujë të sigurtë, efiçent dhe të besueshëm për të gjithë.
  • Duke u bazuar në një rishikim të literaturës dhe një analizë të dëshmive cilësore dhe sasiore, një grup global trendesh ndërkombëtare, një databazë të dhënash për performancën e shoqërive që mbulon 1,306 shoqëri UK nga më shumë se 140 shtete dhe një sërë rastesh studimore – ky manual synon të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave komplekse të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve bazuar fort në evidencat.
  • Nëse jeni anëtar i stafit të Grupit të Bankës Botërore, një politikëbërës, një hulumtues, një praktikant, një shkencëtar ose thjesht kurioz – angazhohuni me burimet origjinale të manualit tonë për të avancuar njohuritë tuaja për agregimin / fragmentimin e sektorit të ujit për qëllime dhe kontekste të shumëfishta.

Bashkohuni me Manualin e agregimit, pasi ai pajis sektorin global ujësjellës kanalizime me grupin e të dhënave, mjetet, burimet dhe udhëzimet e bazuara në dëshmi duke i dhënë përgjigje pyetjeve kur, pse dhe si të proceseve të agregimit.

Eksploroni hartën dhe fjalorin interaktiv të përkufizimeve, duke theksuar trendet globale në agregimin e shoqërive UK; lexoni raportin e ri të Bankës Botërore të titulluar “Bashkimi i forcave për shërbime më të mira? Kur, Pse dhe Si Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime mund të përfitojnë nga Bashkëpunimi”; shikoni videot me intervista të dorës së parë; dhe zbuloni kontekstin, qëllimin dhe hartimin e agregimit.

Për më shumë informacion

119204-WP-PUBLIC.pdf

Shënim: Informacioni i mësipërm është marrë nga Platforma e Ujit DANUBIS.org.  Për informacione të mëtejshme dhe artikuj të tjerë interesantë, ju sugjerojmë të vizitoni linkunhttp://www.danubis.org/