Mbështetje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Hungareze në Zhvillimin e Sektorit Shqiptar të Ujit

Hungary article nentor 2018Nën koordinimin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Zhvillimin e Eksporteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë në vitin 2017 u bë lancimi i të ashtuquajturit Institucioni Hungarez për Zhvillimin e Sektorit të Ujit. Për shkak të mbështetjes së Institucionit, disa kompani Hungareze, (Konsorciumi Hungarezi i Teknologjise se Ujit, Shoqata Hungareze e Ujësjellës Kanalizime, Duna-Kut Ltd, Aquacust Ltd, Hungarian Eurowater Ltd, FTSZV Ltd, Hungarian Water Engineering Ltd) që vijnë nga sektori i menaxhimit të ujit u është dhënë mundësia për t’u prezantuar në Konferencën e Përbashkët Ballkanike në Tiranë këtë vit. Përveç sektorit kombëtar Hungarez, vizitorët mund të takohen edhe me përfaqësuesit e Ujësjellësit të Budapestit dhe Grupit Hungarez të Ujit gjatë panairit.

Kompanite Hungareze kane treguar interes te larte ne zhvillimin e sektorit Shqiptar te ujit gjate viteve te fundit duke ofruar asistence teknike dhe transferimin e teknologjive si per ujesjelles ashtu edhe per kompani private. Si nje shembull i mire per te demonstruar bashkepunimin e shkelqyer midis dy paleve mund te permendim bashkepunimin e suksesshem midis Ujesjellesit te Budapestit (BWW) dhe partnerit te saj Ujesjelles Kanalizime Tirane (UKT). Gjithashtu, Shoqata Hungareze e Ujesjelles Kanalizime dhe Shoqata Shqiptare e Ujesjelles Kanalizime ne 2017 firmosen nje Memorandum Mirekuptimi.

Brenda kuadrit te puneve te perbashketa, Konsorciumi Hungarez i Teknologjise se Ujit implementoi ne Ujesjelles Kanalizime Shkoder sistemin WebScada. Ky projekt, gjithashtu, u mbeshtet nga Institucioni Hungarez i Zhvillimit te Ujit.

Vete Institucioni mbeshtet iniciativa te cilat formojne bazen per projekte me te medha infrastrukturore, si psh pergatitja e studimeve te fizibilitetit, formulimi i dokumentave strategjike, bashke-financimi i projekteve pilot, trajnimi i eksperteve te huaj ne sektorin e ujit ne Hungari, tarifat e lidhura me pjesmarrje ne ekspozita dhe konferenca, dhe perpilimi dhe perkthimi i librave dhe studimeve ne lidhje me ujin.

Angazhimi i Hungarise është te terheqe vemendjen ne problemet globale dhe te theksoje: uji nuk është vetem aseti me vendimtar natyror por gjithashtu nje mundesues dhe nder-bashkues. Uji mund te jete nje burim bashkepunimi dhe zhvillimi per te gjithe shtetet qe jane te angazhuar per zhvillim te qendrueshem. Nga kjo pikepamje, nen mbikqyrjen e Presidentit te Hungarise, Janos Ader, mbas organizimeve te suksesshme ne vitin 2013 dhe 2016, ne datat 15-17 Tetor, 2019 Hungaria do te organizoje Samitin e Ujit te Budapestit.