Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës organizon një takim të palëve të interesit në kuadër të Programit të Certifikimit Bazuar në Testim

Pjesëmarrësit gjatë takimit Foto nga SHUKALB

Pjesëmarrësit gjatë takimit
Foto nga SHUKALB

Në vijim të angazhimit të saj për të rritur kapacitetet në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) së Shqipërisë, ka rinisur punën për zhvillimin dhe krijimin e një trajnimi kombëtar dhe një programi të certifikimit bazuar në testim për stafin e shoqërive ujësjellës kanalizime.

Me asistencën teknike që SHUKALB i ka dhënë MIE-së, përmes projektit të tij të financuar nga USAID “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit”, Ministria ka rishikuar Manualin Teknik të Programit të Certifikimit dhe është duke hartuar kuadrin ligjor për të mbështetur krijimin e një programi të institucionalizuar certifikimi të bazuar në testimt.

Në kuadër të kësaj, MIE organizoi me datë 21 qershor 2018, në ambjentet e saj, një takim me Grupin e Punës për Certifikimin dhe Grupin Këshillimor Teknik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Enti Rregullator i Ujit, Agjensia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.  Qëllimi i takimit ishte rishikimi dhe diskutimi i drafteve të Manualit Teknik dhe dokumentacionit ligjor për themelimin e Programit të Certifikimit Bazuar në Testim.

Sipas rendit të ditës, Znj. Elisabeta Poci, Zëvendës Drejtore e SHUKALB, dhe Menaxhere e Projektit, prezantoii elementët kryesorë të Programit të Certifikimit bazuar në Testim.  Në vazhdim, Znj. Lindita Sotiri, këshilltare e Ministrit, dhe njëkohesisht Kryetare e Grupit të Punës, ndau kornizën ligjore dhe institucionale të hartuar nga Ministria për Programin e Certifikimit.

Reagimi nga pjesëmarrësit gjatë takimit, si dhe komentet e marra pas takimit do të përdoren për të finalizuar të dy aspektet teknike të Programit të Certifikimit të Bazuar në Testim, si dhe aspektet ligjore dhe institucionale të tij.