Një Shoqëri Ujësjellës Kanalizime moderne, një fuqi punëtore e ndryshme: MERRNI PJESË TANI NË NJË VLERËSIM TË FUQISË PUNËTORE

Programi i Ujit të Danubit dhe Banka Botërore kërkojnë kompani shembull ujësjellës kanalizme në rajonin e Danubit, të cilat janë të interesuara të ofrojnë një ambjent pune të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për talente të reja të gjinisë femërore.  Këto shoqëri janë të ftuar të marrin pjesë në një projekt për të ndihmuar shoqëritë UK në të gjithë rajonin të identifikojnë politikat e rekrutimit, ruajtjes dhe promovimit gjithëpërfshirës dhe gjinor, që funksionojnë më së miri për punonjësit dhe biznesin.

Në të gjithë globin, një numër në rritje i kompanive private dhe publike po kuptojnë se promovimi i barazisë gjinore në vendin e punës është i mirë për biznesin dhe zhvillimin, një mundësi që nuk mund të shpërfillet më në kohët moderne.  Ne po kërkojmë për kompani që po e zhvendosin fokusin nga “pse” tek “si” – dmth bazuar në evidencat e tyre të identifikojnë hapa praktikë për të zvogëluar hendeqet gjinore dhe të planifikojnë masa për të adresuar çështjen e një fuqie punëtore të plakur.

Në sektorin ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit, shoqëritë UK shpesh përballen me një fuqi punëtore kryesisht mashkullore dhe të plakur.  Sidoqoftë, hendeqet gjinore në arsimin fillor, të mesëm dhe atë të lartë janë duke u mbyllur. Në sektorët e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, gratë janë shumica e të diplomuarve në shumë vende ose së paku përqindja e tyre është në rritje (Qendra për Inovacionin e Talenteve 2014).  Megjithatë, ky trend jo domosdoshmërisht përkthehet në një numër më të lartë të grave që hyjnë dhe qëndrojnë në fuqinë punëtore dhe që zënë rolet e kualifikuara dhe pozicionet udhëheqëse në sektorë të caktuar, duke përfshirë industrinë e ujësjellës kanalizimeve.

Si pjesë e bashkëpunimit, një partner strategjik i pranuar globalisht do të ofrojë këshilla dhe njohuri të afta për të ndihmuar shoqëritë partnere të vijnë me një plan veprimi që adreson nevojat e shoqërive tuaja.  Ushtrimi do të bazohet në një diagnostifikim gjinor, sipas informacionit nga statistikat e burimeve njerëzore të shoqërisë tuaj, politikat e shoqërisë dhe ato kombëtare, dhe në një studim të punonjësve.  Rezultatet dhe plani i veprimit të shoqërisë tuaj do të mbeten konfidenciale dhe pjesëmarrja është falas.  Rezultatet nga shoqëritë UK pjesëmarrëse do të grumbullohen për t’u përdorur në përgatitjen e një raporti mbi mundësitë e barabarta në vendin e punës për Raportin mbi gjendjen e Sektorit – përditësim 2018 dhe në një sesion të veçantë gjatë Konferencës së ardhshme të Ujit të Danubit.

Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe regjistrohuni KËTU.  Do t’ju marrë vetëm 1 minutë kohë dhe do të kontaktoheni për informacion të mëtejshëm.

 

Shënim: Informacioni i mësipërm është marrë nga Platforma e Ujit DANUBIS.org.  Për informacione të mëtejshme dhe artikuj të tjerë interesantë, ju sugjerojmë të vizitoni linkun http://www.danubis.org/