NXITONI! Regjistrohuni tani për kursin e trajnimit “Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës”

Pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës” të organizuar gjatë Tetor – Nëntor 2017.
Foto nga SHUKALB

Për t’i ardhur në ndihmë Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në planifikimin e tyre, pas përvojës së suksesshme të viteve të kaluara, SHUKALB ka planifikuar dhënien e kursit të trajnimit ”Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës”, i planifikuar të fillojë më 25 Nëntor 2019.

Ky kurs trajnimi u mundëson pjesëmarrësve të punojnë mbi elementët kryesorë për zhvillimin dhe/ose përditësimin e një Plani Biznesi 5 vjeçar për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime.  Trajnimi do t’i njohë pjesëmarrësit me të gjitha hapat e planifikimit duke filluar me analizimin e situatës aktuale, identifikimin e objektivave strategjike, konvertimin e tyre në plane konkrete për përmirësimin e performancës, dhe në fund monitorimin dhe përditësimin e planit të biznesit.

Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtuesit e departamentit ekonomik, inxhinierik, shitjes dhe shërbimit me klientin.

Ne ju inkurajojmë që të regjistroheni sa më shpejt pasi vendet në këtë kurs trajnimi janë të kufizuara.

Për më shumë informacion mbi këtë kurs trajnimi dhe regjistrimin ju lutemi klikoni mbi Broshurën dhe Formularin e regjistrimit.

Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al dhe/ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.