NXITONI! Regjistrohuni tani për Trajnimin mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në sektorin e ujësjellës kanalizimeve“

Trajnimi mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në sektorin e ujësjellës kanalizimeve” zhvilluar në 2018 nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH)
Foto nga SHBSH

Gjatë 3 javëve radhazi, më 30 shtator – 2 tetor 2020, 7-9 tetor 2020 dhe 14-16 tetor 2020, SHUKALB ka planifikuar të japë trajnimin tre-ditor mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në sektorin e ujësjellës kanalizime ” në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve per Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)”.

Qëllimi i trajnimit është të aftësojë pjesëmarrësit të kryejnë projekte komplekse investimesh në infrastrukturë.  Trajnimi do t’u sigurojë pjesëmarrësve kornizën e nevojshme, njohuritë dhe aftësitë e përgjithshme për të kryer përgatitjet e nevojshme për zbatimin e projekteve për investime në infrastrukturë, zhvillimin e të gjithë elementëve të projekteve të ardhshme të investimeve në infrastrukturë, dhe implementimin e të gjitha fazave të një projekti investimesh në infrastrukturë.

Trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për:

  • Menaxhimi i mesëm në bashki: drejtuesit e departamenteve të shërbimeve bashkiake, stafi përgjegjës për aspektet kryesore të zbatimit të projekteve
  • Menaxhimi i mesëm në shoqëritë UK: drejtuesit e sektorëve / njësive përkatëse; teknike, ligjore, financiare;
  • Stafi i njësisë për Implementimin e Projekteve të përfshirë në zbatimin dhe monitorimin e aspekteve teknike, ligjore dhe financiare të projekteve të investimeve kapitale në infrastrukturë.
  • Drejtuesit dhe specialistët të sektorëve përkatës nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve dhe Enti Rregullator i Ujit.

Registrimet për këtë trajnim janë tashmë të hapura!

Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al.