Nxitoni të regjistroheni për kurset e ardhshme të trajnimit të SHUKALB

SHUKALB ka planifikuar dhënien e dy kurseve të trajnimit gjatë muajit maj 2019, “Menaxhimi” dhe “Aftësitë Personale dhe Profesionale”.

Kursi i trajnimit “Menaxhimi” do të zhvillohet më 09-10 maj në Tiranë, Shqipëri dhe do të trajtojë çështjet që lidhen me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve.  Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.

Kursi i trajnimit ” Aftësitë Personale dhe Profesionale” do të zhvillohet më 20-21 maj, në Tiranë.  Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me standardet e një pune të mirë, etikën, punën në grup, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, menaxhimin e kohës, zgjidhjen e konflikteve, delegimin, vendimmarrjen dhe prezantimet efektive.

Ky kurs trajnimi është i vlefshëm për të gjithë punojësit e shoqërive ujësjellës kanalizime.

Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura!  Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al dhe/ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.