Nxitoni të regjistroheni për kurset e ardhshme të trajnimit

Pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi”, i zhvilluar më 12-13 korrik 2018
Foto nga SHUKALB

SHUKALB dhe SHUKOS kanë planifikuar dhënien e tre kurseve të tjera të trajnimit gjatë muajve shtator dhe tetor 2019.  Në muajin shtator është planifikuar të zhvillohet kursi i trajnmit “Menaxhimi”, ndërsa kurset e trajnimit të planifikuar për tetorin janë “Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës” dhe “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes”.

Kursi i tajnimit “Menaxhimi”, do të zhvillohet më 19-20 shtator, në Tiranë, dhe do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve.

Ky kurs trajnimi thekson rolin e menaxhimit në ofrimin e një shërbimi më cilësor për konsumatorët dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.  Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme dhe për të përmirësuar performancën e shoqërive që drejtojnë.

Pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës” i zhvilluar gjatë Tetor – Nëntor 2017.
Foto nga SHUKALB

Kursi i trajnimit Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës do të nisë më 4 tetor 2019.  Trajnimi u mundëson pjesëmarrësve të punojnë mbi elementët kryesorë për zhvillimin dhe/ose përditësimin e një Plani Biznesi 5 vjeçar për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime.  Trajnimi do t’i njohë pjesëmarrësit me të gjitha hapat e planifikimit duke filluar me analizimin e situatës aktuale, identifikimin e objektivave strategjike, konvertimin e tyre në plane konkrete për përmirësimin

Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtuesit e departamentit ekonomik, inxhinierik, shitjes dhe shërbimit me klientin. Ne ju inkurajojmë që të regjistroheni sa më shpejt pasi vendet në këtë kurs trajnimi janë të kufizuara.

Pjesëmarrësit dhe trainerët gjatë zhvillimit të kursit të trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes”, më 10-11 maj 2018
Foto nga SHUKALB

Kursi i trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes” do të zhvillohet më 14-15 tetor 2019.  Ky kurs trajnimi do t’ju shërbejë punonjësve të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime të njohin transformimet kimike, fizike dhe biologjike të ujit kur ai hyn dhe qarkullon në rrjetin shpërndarës. Gjithashtu pjesëmarrësit do të mësojnë dhe mbi praktikat e monitorimit dhe mbikqyrjes së rrjetit.

Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, si dhe laborantët.

Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura!  Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al dhe/ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.