Programi “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit”

Objektiviworld

Objektivi kryesor i Programit “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit” është të edukojë dhe të bashkojë nxënësit e klasave të 8-ta në ruajtjen e burimeve ujore. Objektivat specifike të këtij programi janë:

  • Të bashkojë nxenësit për të mësuar më tepër për rëndësinë
    Monitoring in Tirana Artificial Lake, 2012

    Monitorimi i Liqenit Artificial të Tiranës, 2012

    e monitorimit të burimeve ujore lokale dhe të nxisë ata për ti mbrojtur këto burime;

  • • Të mbledhin informacion rreth cilësisë së burimeve ujore lokale për një periudhë të caktuar kohe.

Struktura

Programi zhvillohet nga data 22 Mars deri më 31 Dhjetor. Gjithë të dhënat e monitoruara raportohen online deri më 31 Dhjetor. Programi zhvillohet në tre faza si më poshtë:

Faza e Parë: Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet SHUKALB dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Ditën Botërore të Ujit, 22 Mars.

Faza e Dytë: SHUKALB zhvillon një trajnim për mesuesit e lëndëve biologji-kimi të klasave të 8-ta. Nxënësit marrin Instruksionet bazë dhe mjetet e testimit. Mjetet e testimit përmbajnë cdo gjë që nevojitet për matjen e temperaturës, pH, turbiditetit dhe oksigjenit të tretur, duke përfshirë:

*  1 libërth instruksionesh                 *  50 tableta për matjen e pH (mjaftueshëm për 50 testime)

*  1 kavanoz për mbledhjen e ujit       *  100 tableta për matjen e oksigjenit të tretur (50 testime)

* 1 tub për matjen e pH             *  1 tabelë me ngjyra  për të percaktuar DO, pH dhe turbiditetin

*  1 shishe për matjen e oksigjenit të tretur (DO)                         *  1 Mini Laps

*  1 disk Secchi

*  2 shirita për matjen e temperaturës (14-40°C dhe 0-12°C)

Faza e Fundit: Rezultatet publikohen çdo vit në Raportin Vjetor te programit dhe janë të disponueshme në website-in www.wwmd.org.

world water

Final Stage: Results are published each year in the Year in Review Report and made available on the WWMD website www.wwmd.org.

Historiku

monitoring in tirana

Monitorimi në Liqenin Artificial të Tiranës, 2013

grafik2

Studentët e përfshirë në program, 2012, 2013

monitoring

Të dhënat e monitoruara në Shqipëri, 2013

world water 1 world water 2