Dita Botërore e Ujit

Objektivi

Dita Botërore e Ujit është një program i Kombeve të Bashkuara, që organizohet çdo vit në datën 22 Mars. Ky program është një mundësi unike, nëpërmjet të cilit SHUKALB tërheq vëmendjen dhe krijon mundësinë për të nxitur qeverinë, shoqërinë civile dhe individët të ndërmarrin iniciativa të tilla ndërgjegjësimi. SHUKALB asiston shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare në të gjithë vendin, të organizojnë aktivitete dhe të përhapin mesazhin e Ditës Botërore të Ujit në qytetin e tyre.

durres

Dita Botërore e Ujit, Durrës, 2011

Struktura

Faza e Parë: Përgatitja e materialeve ndërgjegjësuese me logon dhe mesazhin e Ditës Botërore të Ujit, si më poshtë:

  • Bluza me logon dhe mesazhin e Ditës Botërore të Ujit
  • Fletëpalosje me mesazhe dhe shembujt sensibilizues të Ditës Botërore të Ujit
  • Baner dhe postera me logon dhe mesazhin e Ditës Botërore të Ujit

Faza e Dytë: Shpërndarja e materialeve sensibilizuese për shoqëritë anëtare të SHUKALB.

tirane

Dita Botërore e Ujit, Tiranë, 2010

Faza Finale: Fushata ndërgjegjësuese nëpërmjet shpërndarjes së fletëpalosjeve me mesazhin e Ditës Botërore të Ujit, referuar çështjeve të ujit.

Historiku

Dita Botërore e Ujit është një program vjetor ndërgjegjësues dhe gjithëpërfshirës që organizohet në Shqipëri që prej vitit 2007.

tiane1

Dita Botërore e Ujit, Tiranë, 2010

vlora

Dita Botërore e Ujit, Vlorë, 2012

shkodra

Dita Botërore e Ujit, Shkodër , 2011

korca

Dita Botërore e Ujit, Korcë, 2011