Miqtë e Ujit

Programi i ndërgjegjësimit të fëmijëve për ujin “Miqtë e Ujit”

Objektivi

exhibition

Ekspozita “Uji nëpërmjet syve të fëmijëve”, 2007

Objektivi i përgjithshëm i programit është rritja e ndërgjegjësimit tek nxënësit e klasave të 3-ta, për sa i përket çështjeve të lidhura me ujin, pikërisht në një moshë të re. Objektivat specifikë të këtij programi janë:

  • Tu sigurojë nxënësve të shkollave të përzgjedhura në të gjithë Shqipërinë njohuritë bazë për të kuptuar konceptet themelore rreth burimeve ujore dhe përdorimit të tyre, duke theksuar fort kursimin dhe mbrojtjen e ujit.

    certification of winners

    Ndarja e çmimeve të fituesve “Miqtë e Ujit”, gjatë Konferencës dhe Ekspozitës vjetore, Tiranë, 2012

  • Të nxisë nxënësit e përfshirë në program për të shprehur njohuritë e fituara gjatë zhvillimit të programit, në formën e vizatimeve ku të reflektohet njëri prej principeve kryesore të trajtuara dhe të mësuara gjatë kësaj kohe të zhvillimit të programit.
  • Të bëhet vlerësimi dhe përzgjedhja e vizatimeve për tu ekspozuar në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar duke synuar ndërgjegjësimin e komunitetit mbi rëndësinë e kursimit dhe mbrojtjes së burimeve tona ujore dhe përdrorimin e tyre me përgjegjshmëri ashtu siç mund të shihet nëpërmjet syve të fëmijëve.

Struktura

Programi zhvillohet gjatë një periudhe 9 mujore, duke arritur “kulmin” e tij në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ujësjellës Kanalizimeve, e cila zhvillohet në nëntor. Programi zhvillohet në tre faza si më poshtë:

Faza e Parë: Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet SHUKALB dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,  në Ditën Botërore të Ujit, 22 Mars.

Faza e Dytë: SHUKALB zhvillon trajnime orientuese për mësuesit e shkollave fillore para se të fillojë implementimi i programit. Fëmijët marrin Libërthin dhe mesuesit nisin të shpjegojnë konceptet kryesore duke u bazuar në Librin e Mësuesit. Fëmijët shprehin talentin dhe fantazinë e tyre nëpërmjet vizatimeve duke nxjerrë në pah rëndesinë e ujit dhe mbrojtjen e burimeve ujore.  Vizatimet grumbullohen nga secila shkollë dhe paraqiten në një ekspozitë lokale. Tre vizatimet më të mira nga secila shkollë mblidhen nga SHUKALB, dhe paraqiten në ekspozitën “Uji nëpërmjet syve të fëmijëve”, ku një grup ekspertësh përzgjedhin 12 vizatimet më të mira.

Faza e Fundit: 12 vizatimet më të mira paraqiten në Konferencën dhe Ekspozitën Vjetore të SHUKALB-it të zhvilluar në Nëntor, ku 12 fëmijët, vizatimet e të cilëve janë përzgjedhur si më të mirat, bëhen pjesë e Ceremonisë së çertifikimit dhe ndarjes së cmimeve. Në fund SHUKALB përgatit dhe printon kalendarët për vitin e ardhshem, ku secili vizatim fitues është faqja e një muaji të kalendarit. Kalendari shpërndahet më pas në të gjithë Shqipërinë.

Historiku

Që prej fillimit e deri më sot, ky program ka përfshirë mbi 20,000 fëmijë të klasave të 3-ta në të gjithë Shqipërinë. Në 2008, ky program u vlerësua me një çmim nga Shoqata Ndërkombëtare e Ujit, si Programi më i mirë edukativ për shkollat.

number

Numri i fëmijëve të përfshirë në program gjatë viteve

award

Çmimi nga IWA, 2008

calendar

Kalendari i programit “Miqtë e Ujit”, 2014