Programi “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme

Objektivi

Objektivi kryesor i programit “Panairi Shkencor” për shkollat e mesme është të inkurajojë mendimin analitik dhe punët eksperimentale mes nxënësve të shkollave të mesme.
Hartimi i këtij programi është bërë i mundur nëpërmjet bashkëpunimit me dy institucione të rëndësishme siç është Instituti “Harry Fultz” në Tiranë dhe Instituti Politeknik Worcester (WPI) në SHBA. Instituti “Harry Fultz” është shkolla e parë që ka implementuar këtë program gjatë vitit 2013. SHUKALB synon ta përhap këtë program në të gjithë Shqipërinë.

Struktura

Programi zhvillohet për një periudhë 6 mujore duke kulmuar me një “Panair Shkencor” në Ditën Botërore të Ujit, 22 Mars.

Faza e Parë: Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet SHUKALB dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit  në Ditën Botërore të Ujit, 22 Mars..

Faza e Dytë: SHUKALB zhvillon kurse trajnimi për mësuesit e lëndëve shkencore të shkollave të mesme.  Nxënësit marrin instruksionet dhe materialet e nevojshme për punët eksperimentale.

Faza Finale: Projektet e zhvilluara nga secila shkollë, do të ekspozohen në një “Panair Shkencor” në nivel local, në 22 Mars, Ditën Botërore të Ujit. Për Projektet më të mira do të vlerësohen me çmime.

History

qualification

Projekti “Cilësia dhe kostoja e ujit të çezmës, filtrave dhe uji të blerë në shishe”

temperature

Projekti “Efekti i temperaturës në shishe të ndryshme uji”

method

Projekti “Metodat e filtrimit të ujit”

hydropower

Projekti “ Hidroenergjia”

harryfultz

Studentët e “Harry Fultz”gjatë punës për projektet përkatëse