Programi i Praktikës Verore të Punës

Objektivi

Objektivi i këtij programi është të bëjë profesionin e shërbimeve në fushën e ujësjellës kanalizimeve, të dëshirueshëm dhe me interes afatgjatë, për të rinjtë që studiojnë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në degët Inxhinieri Mjedisi dhe Hidroteknike. Programi zhvillohet në bashkëpunim me shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe kompanitë private, të cilët ofrojnë një praktikë verore pune për studentët, në mënyrë që ata të përfitojnë një eksperiencë praktike në profesionin që ata kanë zgjedhur. Programi mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Struktura

Programi zhvillohet për një periudhë 9 mujore, duke arritur “kulmin” e tij në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ujësjellës Kanalizimeve, e cila zhvillohet në nëntor.

Faza e Parë: Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet SHUKALB, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit  në Ditën Botërore të Ujit, 22 Mars.

Faza e Dytë: Identifikimi i studentëve të vitit të 3-të dhe të 4-të të degëve Hidroteknikë dhe Mjedis dhe njoftimi i kompanive për pritjen e studentit praktikant.

Faza Finale: Dorëzimi i relacionit për praktikën e kryer nga secili student, dhe çertifikimi gjatë Konferencës dhe Ekspozitës Vjetore në Nëntor.

Historiku

Deri më sot, më shumë se 380 studentë kanë zhvilluar këtë praktikë pune. Disa prej tyre janë punësuar më pas në kompanitë ku kanë zhvilluar praktikën.

shukalb

Vizita pune gjatë praktikës, 2010

grafik

Numri i studentëve të përfshirë në Program ndër vite

certification

Çertifikimi studentëve praktikantë gjatë Konferencës Vjetore, 2011