Programet e Zhvillimit të Kapaciteteve dhe Përshkrimet

Drejt objektivit të ofrimit të produkteve të zhvillimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të performancës drejt përmirësimit të shoqërive ujësjellës kanalizime, SHUKALB është angazhuar në Partneritete dhe Projekte rajonale me qëllim zgjerimin dhe diversifikimin e produkteve dhe programeve të zhvillimit të kapaciteteve të zhvilluara në rajon për stafin e shoqërive ujësjellës kanalizime në Shqipëri.

Programet DLEAP për Zhvillimin e Kapaciteteve

Partneriteti i Danubit (D-LeaP) është hartuar si një iniciativë rajonale, e integruar dhe e qëndrueshme për ngritjen e kapaciteteve të stafit të shoqërive ujësjellës kanalizime që ndodhen në rajonin e Danubit, duke përfshirë stafin menaxhues dhe teknik. Nga 17 vendet që mbulohen nga D-LeaP, shoqëritë e 12 vendeve janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Kosova, Moldavia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Ukraina.

Programet e zhvillimit të kapaciteteve nën Partneritetin e Danubit (D-LeaP) ofrojnë një kombinim të teorisë me praktikën, duke bërë që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të analizojnë tregues specifikë të performancës së kompanisë së tyre, dhe mbi këtë bazë të prodhojnë një plan veprimi me objektiva specifikë, të cilin shoqëria mund ta përdorë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme.

Partneriteti i Danubit (D-LeaP) ofron një gamë programesh të cilat zhvillohen në nivel rajonal dhe ofrohen nga SHUKALB në gjuhën kombëtare së bashku me Shoqatën Ujësjellës dhe Kanalizimit të Kosovës. Programet të cilat ofrohen janë listuar si më poshtë:

Për më shumë informacion për secilin nga këtë Programe ju lutem vizitoni Faqen e Internetit të D-LeaP për SHUKALB.

Produkte të Zhvillimit të Kapaciteteve nën Projektin “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)”

Projekti “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve synon të rrisë efikasitetin dhe efiçencën e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira për një numër më të madh të grupeve të popullsisë, të kenë akses në shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime, dhe në përputhje me Acquis Communautaire mjedisor të BE-së.

Projekti është i financuar bashkërisht nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe administrohet nën Projektin e GIZ “Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbime Vendore (ORF MMS) ”, i komisionuar nga BMZ.

Tre grupe kryesore të aktiviteteve do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve të projektit RCDN:

  • Rezultati 1: Shoqatat e shoqërive UK dhe bashkive në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me NALAS dhe IAWD, u mundësohet të ofrojnë masa të zhvillimit të kapaciteteve për shoqëritë UK dhe bashkitë në kuadër të RCDN-së në një mënyrë financiarisht të qëndrueshme.
  • Rezultati 2: Stafi menaxherial dhe teknik i shoqërive UK dhe zyrtarët publikë të bashkive kanë akses dhe përdorin produktet e zhvillimit të kapaciteteve me cilësi të lartë, të orientuara nga kërkesa dhe zyrtare të RCDN-së.
  • Rezultati 3: Autoritetet Kombëtare, Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Donatorët promovojnë përdorimin, si dhe kontribuojnë në përmirësimin e ofertës së zhvillimit të kapaciteteve të RCDN-së.

Në kuadër të kësaj, SHUKALB ka marrë financim për një Grant për zbatimin e produkteve të mëposhtme te Zhvillimit të Kapaciteteve:

Trajnim për Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në sektorin e ujësjellës kanalizimeve (3 ditë)

  • Trajnimi mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në Sektorin e Ujit” synon stafin e Menaxhimit të Mesëm në Bashki dhe ShaUK.
  • Qëllimi i trajnimit është të aftësojë pjesëmarrësit të kryejnë projekte komplekse investimesh në infrastrukturë dhe t’u sigurojë pjesëmarrësve kornizën e nevojshme, njohuritë dhe aftësitë e përgjithshme në lidhje me:
    • Kryerjen e përgatitjeve të nevojshme për zbatimin e projektit për investime në infrastrukturë,
    • Zhvillimin e të gjithë elementëve të projekteve të ardhshme të investimeve në infrastrukturë, dhe
    • Implementimin e të gjitha fazave të një projekti investimesh në infrastrukturë.
  • Ky trajnim synon menaxhimin e mesëm dhe stafin përgjegjës për zbatimin e projekteve në Bashki, si dhe menaxhimin e mesëm të SHaUK, siç janë drejtuesit e sektorëve / njësive përkatëse; teknike, ligjore, financiare) dhe stafi i njësisë për Implementimin e Projekteve të përfshirë në zbatimin dhe monitorimin e aspekteve teknike, ligjore dhe financiare të projekteve të investimeve kapitale në infrastrukturë.

Për më shumë informacion shikoni videon.

 Workshop për Menaxhimin e Integruar të Aseteve program i D-LeaP përmes integrimit të Njësive Qendrore Vendore (1 ditë)

  • Në kuadër të Programit “Shërbimet Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Jug-Lindore” që filloi zbatimin e tij në fillim të 2018 në Shqipëri, SHUKALB do të organizojë një trajnim një-ditor për stafin e administrimit të shërbimeve UK në Bashkitë pjesëmarrëse në Program. Përveç masave të vazhdueshme në kuadër të këtij Projekti, ekziston nevoja për të përmirësuar kuptimin dhe njohuritë e vendimmarrësve bashkiak për nevojën e Menaxhimit të Integruar të Aseteve, dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin midis Bashkisë dhe SHaUK.
  • Qëllimi i trajnimit është të përmirësojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin e vendimmarrësve Bashkiak në Shqipëri, për:
    • Rëndësinë e menaxhimit të duhur të aseteve dhe marrjen e vendimeve të tyre mbi tarifat, investimet.
    • Nevojat dhe sfidat që lidhen me menaxhimin e rrjetit të ujësjellësit dhe grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
    • Kapacitetin për marrjen e vendimeve të bazuara në evidenca.
    • Lehtësimin e komunikimit ndërmjet Bashkisë dhe shoqërive UK dhe nxitjen e bashkëpunimit reciprok.
  • Trajnimi synon vendimmarrësit bashkiak: Anëtarët e Këshillit të Administrimit të Shoqërive UK, Kryetarët e Komunave, Sekretarët e Përgjithshëm, Shefat e Departamenteve të Financave, Shërbimeve Bashkiake dhe Investimet. Gjithashtu, menaxhimi i SHaUK: Menaxher i Përgjithshëm, Menaxher Teknik, Menaxher i Financave.

Shkëmbimi i eksperiencave mes kolegëve për Projektet e Suksesshme të Infrastrukturës për Kanalizimet dhe Trajtimin e Ujit të Ndotur (2 ditë)

  • Shkëmbimi i eksperiencave synon vendimmarrësit Bashkiak, siç janë anëtarët e Këshillit të Administrimit të Shoqërive UK, Anëtarët e Njësive të Zbatimit të Projekteve. Gjithashtu, menaxhimin e SHaUK: Menaxheri i Përgjithshëm, Menaxheri Teknik, Menaxheri Komercial, Anëtarë të Njësive të Zbatimit të Projektit, Menaxherë të Impianteve të Trajtimit të Ujit të Ndotur.
  • Formati që do të zgjidhet për shkëmbimet e eksperiencave mes kolegëve do të kombinojë një workshop në ambientet e SHaUK, me një vizitë në terren në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotur.
  • Objektivi i shkëmbimit të eksperiencave mes kolegëve në Shqipëri do të jetë përmirësimi i njohurive për përgatitjen e Projekteve të Suksesshme të Infrastrukturës për Kanalizimet dhe Trajtimin e Ujit të Ndotur për bashkite dhe shoqëritë UK të interesuara, dhe nxitja e bashkëpunimit midis bashkive dhe shoqërive UK në këtë fushën në Shqipëri. Kjo do të arrihet përmes:
    • Identifikimit të projekteve të suksesshme të Infrastrukturës për Kanalizimet dhe Trajtimin e Ujit të Ndotur në Shqipëri, në mënyrë që të transferohen përvojat e tyre
    • Përzgjedhjes së temave kryesore për tu mbuluar në workshop dhe vizita në terren, bazuar në vlerësimin paraprak të temave të interesuara nga NJQV / SHaUK.
    • Prezantimi i praktikave të mira nga pjesëmarrësit.
    • Shkëmbimi mes kolegëve mbi sfidat kryesore të hasura dhe mësimet e nxjerra.
    • Vizitë në sitin në WWTP operacionale në Shqipëri.
    • Përgatitja e mësimeve të nxjerra / planeve të veprimit nga NJQV / SHaUK të veçanta.

Për më shumë informacion shikoni videon.