Programi i SHUKALB Miqtë e Ujit ka përfunduar me sukses ekspozitat lokale

Nxënësit dhe mësuesit e tyre gjatë orës së mësimit, në shkollën fillore "Xhorxh Soros" në Rrogozhinë. Foto nga SHUKALB

Nxënësit dhe mësuesit e tyre gjatë orës së mësimit, në shkollën fillore “Xhorxh Soros” në Rrogozhinë.
Foto nga SHUKALB

Programi “Miqtë e Ujit” tashmë ka filluar.  Gjatë muajit prill, fëmijët, sipas udhëzimeve të mësuesve të tyre, kanë punuar për plotësimin e broshurës së fëmijëve, duke mësuar ndërkohë koncepte të thjeshta mbi prodhimin e ujit, trajtimin e ujit dhe ruajtjen e ujit.  Pas plotësimit të broshurës, fëmijët janë angazhuar të shprehin përmes një vizatimi atë çka ata kanë mësuar në program.  Gjatë muajit maj, shkollat organizuan ekspozita lokale ku u shfaqën vizatimet e fëmijëve.  Menaxherja e Programeve, Olta Ceca, vizitoi disa nga ekspozitat lokale në shkolla dhe vlerësoi nga afër angazhimin e mësuesve në punën me nxënësit e tyre në program, si dhe entuziazmin e fëmijëve si pjesëmarrës në programin e Miqtë e Ujit.

Në fund të programit, tre vizatimet më të mira nga secila shkollë do të bëhen pjesë e një Ekspozite Kombëtare me titull “Uji përmes syve të fëmijëve” që SHUKALB do ta organizojë në nëntor 2018, në Tiranë.

Për të parë lajmet më të fundit mbi programin, mund të na ndiqni në faqen tonë në Facebook Shoqata Ujesjelles Kanalizime e Shqiperise.

The local exhibition at “Mehmet Babamusta” school in Kavaja. Photo Credit: SHUKALB

Ekspozita lokale në shkollën “Mehmet Babamusta” në Kavajë. Foto nga SHUKALB

 

The local exhibition at “Xhorxh Soros” school in Rrogozhina. Photo Credit: SHUKALB

Ekspozita lokale në shkollën “Xhorxh Soros” në Rrogozhinë. Foto nga SHUKALB