Progresi i Projektit “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë”

Fran Marku, Inxhinier Terreni, Projekti Menaxhimi i Aseteve dhe stafi përgjegjës për projektin i Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës gjatë asistencës për hedhjen e të dhënave në programin EDAMS.
Foto nga SHUKALB

Projekti “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë”, i implementuar nga SHUKALB, është duke bërë një progres të mirë gjatë fazës së parë të implementimit.  Ky projekt, i cili nisi në muajin mars të këtij viti, ofrohet në kuadër të Programit “Shërbime Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindor”, i cili zbatohet nëpërmjet një partneriteti midis Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH – GIZ, Kompanisë Hydro-Comp në Qipro, dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD).

Ky Program është pjesë e Partneritetit të Danubit (D-Leap), një nismë rajonale, e integruar dhe e qëndrueshme për ngritjen e kapaciteteve të shoqatave kombëtare të ujësjellësve dhe IAWD.

Disa nga Shoqëritë Ujësjelles Kanalizime pjesëmarrëse në Projekt, si Elbasan, Gramsh, Durrës, Vlorë, Cërrik, Sarandë, Kavajë, Përmet, Berat-Kuçovë dhe Peqin, kanë tashmë një llogari të hapur në programin EDAMS dhe kanë filluar me regjistrimin e aseteve.  Parallel me këtë skuadra e Projektit nga SHUKALB zhvilluan vizita në terrren në shoqërite UK pjesëmarrëse dhe duke mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në grumbullimin dhe krijimin e regjistrave të aseteve.

Gjatë datave 2 deri 4 tetor 2019, SHUKALB dhe SHUKOS planifikojnë të organizojnë kursin e trajnimit të dytë të avancuar në GIS/ Menaxhimi të Dhënave të Rrjetit.  Pjesëmarrës në këtë trajnim do të jenë përdoruesit e Shoqërive UK të regjistruar nga Shqipëria dhe Kosova.

Fran Marku dhe Inxh. Amarildo Xhyra, Drejtor Teknik, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Peqin, gjatë verifikimit fizik të aseteve
Foto nga SHUKALB

Nga këndvështrimi i shoqërive UK pjesëmarrëse, këto ishin disa nga komentet për angazhimin e tyre në Projekt deri më tani:

Znj. Mirela Hasanbashaj, Shefe e Sektorit GIS, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Durrës“Përdorimi i programit EDAMS do t’i mundësojë Shoqërisë tonë regjistrimin e plotë të aseteve në një platformë të vetme.  Punonjësit e Shoqërisë UK Durrës do të kenë mundësi që të aksesojnë çdo informacion të nevojshëm, si nga ana teknike ashtu dhe ajo financiare”.

Znj. Rovena Halili, Përgjegjëse Statistike dhe Projektesh, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Elbasan – “Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Elbasan e konsideron programin e Menaxhimit të Aseteve një mjet për identifikimin sa më të saktë të gjendjes së aseteve të rrjetit ujësjellës dhe kanalizime.  Shoqëria synon që përmes këtij programi të mund të menaxhojë sa më mirë rrjetet inxhinierike duke arritur të planifikojë riparime, investime dhe zëvendësime kapitale të aseteve.  Kombinimi i të dhënave teknike dhe financiare në një fazë më të përparuar është synimi i drejtuesve menaxheriale të Shoqërisë tonë”.

Znj. Jona Belshi, Drejtuese Teknike, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Cërrik – “Ky projekt na paraqet një pamje të përgjithshme grafike të rrjetit  shpërndarës dhë të gjithë elementeve të ujësjellësit me karakteristika teknike përkatëse.  Gjithashtu, është si një sfidë për në për të patur një sistem bashkëkohor për menaxhimin e aseteve i cili ndihmon praktikisht punën tonë në menaxhimin e operimit dhe mirëmbajtjes si dhe lehtëson identifikimin e nevojave për investime në të ardhshmen‘’.