Progresi në vitin e 2-të të Projektit “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë”

Projekti “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë”, të cilin SHUKALB e ka nisur në Mars 2019, ka vazhduar me vitin e dytë të zbatimit të tij.

Projekti ofrohet në kuadër të Programit “Shërbime Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindor”, i cili zbatohet nëpërmjet një partneriteti midis Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH – GIZ, Kompanisë Hydro-Comp në Qipro, dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD).  Programi është pjesë e Partneritetit të Danubit (D-Leap), një nismë rajonale, e integruar dhe e qëndrueshme për ngritjen e kapaciteteve të shoqatave kombëtare të ujësjellësve dhe IAWD.

Të 9-të Shoqëritë UK Cërrik, Peqin, Himarë, Shkodër, Vlorë, Sarandë, Kavajë, Përmet and Gramsh kanë kaluar në mënyrë të suksesshme fazën e parë të projekit (Faza Argjendë), duke vazhduar kështu fazën e dytë, Faza e Artë, për Menaxhimin  e Mirëmbajtjes për përmirësimin e produktivitetit dhe efikasitetit të funksionit të mirëmbajtjes dhe për përmirësimin e dhënies së shërbimit përmes zbatimit të procedurave të sakta tregtare dhe prurjeve të punës.

Ndërkohë, 5 Shoqëri UK si Korcë, Maliq, Gjirokastër, Lushnjë and Pogradec i janë bashkuar projektit këtë vit për herë të parë.  Shoqëritë do të punojnë në menaxhimin e të dhënave në rrjet si një regjistër gjithëpërfshirës i aseteve për rrjetet e Shoqërive UK.

Pavarësisht situatës së pandemisë në të cilën ndodhemi në këto momente, Programi ka qenë në operim të plotë duke asistuar në distancë Shoqëritë UK.

Në vazhdim, SHUKALB ka nisur së fundmi përdorimin e platformës së Akademisë D-LeaP si një mjet i dobishëm për shoqëritë pjesëmarrëse për të aksesuar informacionin në këtë situatë.  Platforma e Akademisë D-LeaP përmban informacione lidhur me programin, fazat e zbatimit, trajnimet dhe workshopet e organizuara në kuadër të programit.  Një sesion shumë funksional dhe praktik është gjithashtu ai i Diskutimeve ku pjesëmarrësit dhe përdoruesit e akademisë mund të komunikojnë me njëri-tjetrin duke bërë pyetje dhe duke shkëmbyer komente në lidhje me punën.