Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri, 2014-2017

USAID i ka dhënë SHUKALB një Grant për të mbështetur përmbushjen e Misionit te Objektivit 4 të Strategjisë së Sektorit të Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (2011-2017), dhe veçanërisht Veprimin Prioritar 4.a: Krijimi i një programi kombëtar të trajnimit dhe çertifikimit, me synim trajnimin e të gjitha ndërmarrjeve të ujësjellësave. Grant Projekti do të zhvillojë një program të institucionalizuar trajnimi, i cili është i vetë financueshëm. Programi do të jetë i dizenjuar për kualifikimin e kandidatëve për certifkimin e operatorit bazë dhe të ofrojë mundësi për operatorët e çertifikuar dhe teknikë të kualifikuar në mënyrë që vazhdimisht të përmirësojnë aftësitë e tyre në furnizimin me ujë dhe kanalizime. (USD 1,3 milion me 10% të kostove nga SHUKALB)