Projekti “Testimi i tregut të 4 produkteve që synojnë përmirësimin e shërbimeve në sektorin e ujit në Evropën Juglindore”

Znj. Arbana Kola (e katërta majtas), Specialiste për Zhvillimin e Kurseve në Furnizimin dhe Trajtimin e Ujit të Pijshëm, të SHUKALB, mes përfaqësuesve të tjerë në Workshopin e tretë në Tivar Foto nga Projekti

Znj. Arbana Kola (e katërta majtas), Specialiste për Zhvillimin e Kurseve në Furnizimin dhe Trajtimin e Ujit të Pijshëm, të SHUKALB, mes përfaqësuesve të tjerë në Workshopin e tretë në Tivar
Foto nga Projekti

Në kuadër të projektit “Testimi i Tregut të 4 Produkteve që Synojnë Përmirësimin e Shërbimeve në Sektorin e Ujit në Evropën Juglindore “, Workshopi i tretë: Progresi i Planit të Biznesit, u organizua më 20-21 Shtator në Tivar të Malit të Zi. Përfaqësues nga Shoqatat e Qeverisjes Vendore dhe Shoqatat Ujësjellës Kanalizime nga Ballkani Perëndimor ishin pjesë e këtij eventi. SHUKALB u përfaqësua nga Arbana Kola, Specialiste për Zhvillimin e Kurseve në Furnizimin dhe Trajtimin e Ujit të Pijshëm, në SHUKALB.

Qëllimi i workshopit ishte prezantimi i rezultateve kryesore nga studimet e tregut dhe diskutimi i implikimeve të tyre mbi produktet e Planeve të Biznesit. Përveç kësaj, workshopi synonte të theksonte rolin potencial të Shoqatave Ujësjellës Kanalizime dhe Shoqatave të Qeverisjes Vendore në lidhje me proto-tipin e produktit, promovimin, marketingun dhe shitjet.