Regjistrimi në Trajnimet dhe Programet e Zhvillimit të Kapaciteteve për vitin 2021 ka filluar!

Kalendari i SHUKALB i trajnimeve dhe programeve të ardhshme të zhvillimit të kapaciteteve për vitin 2021 është tashmë i disponueshëm! Oferta jonë e kurseve të trajnimit dhe programeve që do të zhvillohen këtë vit bazohet në rezultatet e Anketimit të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim (TNA) të kryer në janar 2021 me shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri, si dhe në një analizë të kujdesshme të nevojave të sektorit të gjerë të ujit, në mënyrë që të kemi një ofertë të larmishme dhe të pasuruar të produkteve për të gjithë profesionistët.

Programet e zhvillimit të kapaciteteve mbulojnë jo vetëm nevojat për trajnim të stafit të shoqërive UK që punojnë në të gjitha fushat kryesore funksionale të sigurimit të furnizimit me ujë dhe shërbimeve të kanalizimeve, por ato gjithashtu adresojnë nevojat për trajnim të të gjithë profesionistëve të sektorit të ujit, përfshirë institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale. Regjistrimet tashmë janë të hapura.

SHUKALB do të fillojë Programin e tij të Trajnimit dhe Zhvillimit të Kapaciteteve për vitin 2021, me ofrimin e dy trajnimeve gjatë muajit Mars, të cilat do të zhvillohen online përmes platformës Zoom.

Kursi i parë i trajnimit, Pasqyrat Financiare dhe Roli i tyre në Vendimmarrje, është planifikuar të jepet në 9-10 Mars 2021. Ky kurs trajnimi adreson nevojat e financierëve dhe shefave të financës të shoqërive ujësjellës kanalizime dhe i mbështet Shoqëritë veçanërisht në këtë periudhë, ndërsa janë duke përgatitur bilancet e tyre fiskale për t’i dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për më shumë informacion dhe për t’u regjistruar ju lutemi ndiqni këtë LINK.

Kursi i dytë i trajnimit, Menaxhimi, është planifikuar të jepet në 23-24 Mars 2021, dhe do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve.  Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm, drejtorët teknik dhe menaxherët e shoqërive ujësjellës kanalizime, dhe gjithashtu është i rëndësishëm për të gjithë profesionistët e ujit që punojnë në institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale. Për më shumë informacion dhe për t’u regjistruar ju lutemi ndiqni këtë LINK.

Për pyetje dhe për t’u regjistruar në kurset e trajnimit, ju lutemi na kontaktoni këtu: training@shukalb.al.

Për të parë kalendarin e trajnimeve dhe programeve të ardhshme për 2021, kontrolloni linkun http://shukalb.al/sq/trajnime/kalendar/ në faqen e internetit të SHUKALB.

Ju mirëpresim në në trajnimet dhe programet tona!