Regjistrimet në programet e D-LeaP janë ende të hapura!

D-LeapRegjistrimet në programet e D-LeaP janë ende të hapura.  SHUKALB dhe SHUKOS i janë bashkuar Partneritetit të Danubit (D-LeaP), dhe në kuadër të saj ofrojnë tre programe të ngritjes së kapaciteve:

Programet synojnë përmirësimin e performancës në aspekte të veçanta të shoqërive ujësjellës kanalizime.  Formati i këtyre programeve është i ndërtuar në formën e tre (3) workshope-ve dy (2) ditorë, të shtrirë përgjatë gjithë vitit.  Workshopet do të mbahen pranë një shoqërie UK të përzgjedhur, ku do të bëhet dhe demonstrimi në praktikë i temave specifike të programit.  Gjatë këtyre workshopeve, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të analizojnë tregues të performancës së kompanisë së tyre, dhe mbi këtë bazë të prodhojnë një plan veprimi me objektiva specifikë, të cilin kompania mund ta përdorë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme.

Ju mund të regjistroheni duke shkarkuar dhe plotësuar formularin e regjistrimit të gjetur këtu.

Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni SHUKALB në adresën e email-it training@shukalb.al ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.