Regjistrimet për Programin Reduktimi i Ujit të Pafaturuar të D-LeaP janë tashmë të hapura!

NRW ProgramNë vijim të angazhimit të përbashkët në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP), SHUKALB dhe SHUKOS kanë planifikuar dhënien e Programit të D-LeaP Reduktimi i Ujit të Pafaturuar duke nisur në fillim të muajit tetor.  Regjistrimet për në Program janë tashmë të hapura!

Programi do të ndihmojë pjesëmarrësit e shoqërive UK të kuptojnë rëndësinë e humbjeve të ujit (humbje teknike, administrative etj.) dhe se cfarë aktivitetesh duhet të ndërmarrin për të ulur humbjet e ujit dhe rrjedhimisht të përmirësojnë performancën e tyre financiare dhe operacionale.

Programi, i cili është përgatitur dhe mbështetur nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime për Rajonin e Danubit (IAWD), do të zhvillohet në partneritet me Kompaninë Rajonale e Ujësjellësit Prishtina (KRU Prishtina).  Kjo do t’i japë pjesëmarrësve një mundësi unike për të vënë në praktikë disa nga objektivat e mësimit të kursit, duke u angazhuar në aktivitete në terren.

Programi është i organizuar në tre (3) workshope të shpërndara përgjatë gjithë vitit 2018 dhe fillimit të vitit 2019.  Programi do të udhëhiqet prej ekspertëve të sektorit nga Kosova dhe Shqipëria që kanë ndjekur trajnimin e trajnerëve (ToT), ndërsa workshopi i parë do të asistohet nga ekipi i partnerëve teknikë të programit me përkrahjen e IAWD.

Për më shumë informacion mbi Programin Reduktimi i Ujit të Pafaturuar, ju lutemi lexoni Fletëpalosjen.

Ju mund të regjistroheni duke shkarkuar dhe plotësuar formularin e regjistrimit që gjendet këtu.

Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni SHUKALB në adresën e emailit training@shukalb.al dhe/ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.