Regjistrimi në Konferencën dhe Ekspozitën e 8-të të Përbashkët Ballkanike është tashmë i hapur!

SHUKALB dhe SHUKOS ju ftojnë të merrni pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 8-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet si një aktivitet virtual në datat 4-6 nëntor 2020. Tema kryesore e Konferencës është “Uji dhe Ndryshimet Klimatike.

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është konfirmuar tashmë si eventi më i madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor, dhe SHUKALB dhe SHUKOS janë të përkushtuar ta bëjnë eventin virtual të këtij viti po aq interesant dhe të vlefshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë të sesioneve teknike, sesioneve plenare si dhe diskutimet në panel. Për më tepër, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të vizitojnë sallën virtuale të ekspozitëse dhe të shikojnë produktet dhe shërbimet e ofruara nga kompanitë tona të sektorit privat që janë aktivë në sektorin e ujit në Rajonin e Ballkanit.

Ambjenti i ekspozitës do të organizohet përmes një platforme virtuale duke i dhënë çdo ekspozuesi mundësinë për të prezantuar produktet dhe kompaninë e tyre përmes videove, imazheve dhe informacioneve të tjera të rëndësishme. Platforma e ekspozitës do të jetë e aksesueshme dhe do të promovohet tek të gjithë pjesëmarrësit virtualë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Konferencës. Për më tepër, kompanitë ekspozuese do të kenë mundësinë të ndërveprojnë dhe të bisedojnë drejtpërdrejt me pjesëmarrësit e Konferencës.

Regjistrimi në Konferencë dhe Ekspozitë është tashmë i hapur!

Regjistrimi në Konferencë mund të bëhet përmes secilës prej dy mënyrave:

Për t’u regjistruar në Ekspozitë ju lutemi plotësoni Formularin e Regjistrimit në Ekspozitë dhe dërgojeni sërish tek adresa: info@BalkansJointConference.org.

Për më tepër informacion ju mund të shkarkoni Prospektin e Konferencës dhe Ekspozitës.

Për regjistrimet në Konferencë dhe/ose Ekspozitë, ju lutem referojuni kontakteve më poshtë.

Ju mirëpresim në event!

 

Kontakte:

Alban Kushi (SHUKALB):                   Tel: +355 42245101, Cel: +355 69 6012782
Fatbardha Muqiqi (SHUKOS):           Tel: +383 38 526 873, Cel +383 44 926 646
Email:                                                  info@balkansjointconference.org
Web:                                                    www.balkansjointconference.org