Regjistrimi në programin Efiçenca Komerciale të D-LeaP është tashmë i hapur!

Commercial EfficiencySHUKALB dhe SHUKOS janë ende duke pranuar regjistrimet në programin Efiçenca Komerciale të D-LeaP, i planifikuar të fillojë më 29 mars.

Ky program mbështet shoqëritë ujësjellës kanalizime pjesëmarrëse për mbledhjen, auditimin dhe analizimin e të dhënave që kanë lidhje me efiçencë komerciale dhe për marrjen e masave bazuar në ato të dhëna për të mbështetur uljen e kostove, rritjen arkëtimeve dhe efiçencën komerciale në përgjithësi. Ofron një qasje të standardizuar dhe të detajuar për planifikimin e biznesit dhe siguron mjetet dhe masat për të përmirësuar efiçencën komerciale.

Formati i këtij programi është i ndërtuar në formën e tre (3) workshope-ve dy (2) ditorë, të shtrirë përgjatë gjithë vitit.  Gjatë këtyre workshopeve, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të analizojnë tregues të performancës së kompanisë së tyre, dhe mbi këtë bazë të prodhojnë një plan veprimi me objektiva specifikë, të cilin kompania mund ta përdorë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme.

Programi do të organizohet në partneritet me Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Korçë, e cila do të vërë në dispozicion ambjentet e saj për zhvillimin e workshop-eve, si dhe stafin e saj profesional për demonstrimin në praktikë të temave specifike të programit.

Për më shumë informacion mbi programin Efiçenca Komerciale, ju lutemi lexoni Fletëpalosjen.

Ju mund të regjistroheni duke shkarkuar dhe plotësuar formularin e regjistrimit të gjetur këtu.

Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni SHUKALB në adresën e emailit training@shukalb.al ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.