Nxitoni të regjistroheni në kurset e trajnimit që do të zhvillohen gjatë muajit shtator 2021!

SHUKALB ju fton të merrni pjesë në dy kurse të shkëlqyeshëm trajnimi që do të organizohen përgjatë shtatorit 2021. Më poshtë do të gjeni më shumë detaje rreth regjistrimeve.

Menaxhimi i Humbjeve të Ujit
Shtator 2021 (PER T’U KONFIRMUAR)

Volumi vjetor i humbjeve të ujit (uji pa të ardhura) në një sistem të furnizimit me ujë të pijshëm është një tregues i rëndësishëm si për efiçencën e shpëndarjes së ujit, ashtu dhe për proçedurat administrative të shoqërive ujësjellës kanalizime (UK). Humbjet e ujit janë një nga shkaqet kryesore të furnizimit me ndërprerje, dhe nën presionin e kërkuar të konsumatorëve. Mungesa e një furnizimi të vazhdueshëm, pa ndërprerje, e kombinuar me amortizimin e rrjetit, janë shkaqet për ndotjen e ujit të pijshëm.

Kontrolli i humbjeve të ujit, qoftë teknike ashtu dhe ato administrative, përbën një nga sfidat më të mëdha të Shoqërive UK. Menaxhimi i humbjeve përmirëson cilësinë e shërbimit të furnizimit me ujë, dhe ndikon pozitivisht në qëndrueshmërinë financiare të shoqërisë, duke ulur kostot e prodhimit dhe trajtimit të ujit. Ky kurs do t’ju ofrojë pjesëmarrësve, njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit.

Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit.

Për tu regjistruar në këtë trajnim klikoni KËTU.

Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës
16, 23, 30 Shtator dhe 7 Tetor, 2021

Ky kurs trajnimi trajton hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren për hartimin e një Plani Biznesi 5-vjeçar për shoqëritë ujësjellës kanalizime. Duke filluar nga analizimi i situatës aktuale, identifikimi i objektivat strategjike, konvertimi i tyre në plane konkrete për përmirësimin e performancës deri tek monitorimi dhe përditësimi i këtyre planeve.

Bashkë me këtë kurs është prodhuar një template në Excel, me të cilin duke futur të dhënat për vitin aktual, pjesëmarrësit mund të parashikojnë dhe llogaritin në mënyrë automatike treguesit e performancës për 5- vitet e ardhshme.

Ky kurs është veçanërisht i vlefshëm për drejtuesit e departamentit ekonomik, inxhinierikë, shitjes, dhe shërbimit me klientin.

Për tu regjistruar në këtë trajnim klikoni KËTU.