Kush jemi ne

Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB), e themeluar në vitin 2000, është një Shoqatë profesionale, jofitimprurëse e profesionistëve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, e cila synon te përmirësojë menaxhimin e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Shqipëri, për ta bërë atë më efiçent, të qëndrueshëm dhe efektiv në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Shoqata është e regjistruar sipas ligjit në Gjykatën e Tiranës.

Vizioni i SHUKALB është  “të njihet si Lider i Afirmuar në avancimin e cilësisë së performancës dhe qëndrueshmërisë në sektorin e ujit”.

Deklarata e Misionit të Organizatës konsiston në 4 objektiva kryesore:

  • Mbrojtja e interesave kolektive të profesionistëve të sektorit të ujit në Shqipëri.
  • Lider në shërbimin si burim njohurish, zhvillim profesional dhe network
  • Investim në kohë dhe burime për rritjen e ndërgjegjësimit dhe tërheqjen e brezit të ri për të zhvilluar karrierën e tyre profesionale në sektorin e ujit.
  • Një forcë pozitive për nxitjen e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe partneritetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.