Seminar Rajonal, “Prodhimi I Biogazit Nga Proceset E Trajtimit Të Ujrave Të Ndotura – Zgjidhje Për Reduktimin E Energjisë Në Shoqëritë UK“, 11-12 Korrik 2013

Seminar Rajonal, “Prodhimi i Biogazit nga Proceset e Trajtmit të Ujrave të Ndotura – Zgjidhje për Reduktimin e Energjisë në Shoqëritë UK“

Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë dhe GIZ, si këshillues teknik dhe parter në zhvillimin e mjedisit dhe sektorit të ujit në Shqipëri, organizojnë Seminarin Rajonal i cili do të zhvillohet më datë 11-12 Korrik tek Hotel Doro City në Tiranë.

Ky seminari do të mundësojë njohjen në rajon të konkluzioneve dhe komentet të arritura nga projekti „Teknologjitë e Transferimit të Biogazit“, në mënyrë që të analizohen mundësitë që do të jenë në të ardhmen për projekte rajonale të biogazit nga proceset e trajtimit të ujrave të ndotura. Kjo, gjithashtu do të mbeshtese vendet si Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi për të arrituar direktivën kuadër të ujit të BE-së duke i hapur kështu rrugën për anëtarësim në BE.

Qëllimi i projektit është të paraqesë teknologji fitimprurëse të shfytëzimit të biogazit nga proceset e trajtimit të ujit të ndotur. në Shqipëri si dhe të ndajë rezultatet e arritura në rajon. Fokusi i tij është gjetja e mundësive për reduktimin e energjisë në Shoqëritë UK. Partnerët të projektit janë ministritë, shoqëritë UK dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.