Shënoni në kalendarin tuaj për Kurset e ardhshme të Trajnimit

MenaxhimiSHUKALB dhe SHUKOS kanë planifikuar të zhvillojnë një sërë kursesh trajnimi deri në fund të vitit 2017, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kurseve të Trajnimit që të dy Shoqatat kanë ndërmarre sëbashku për të përmbushur nevojat për ngritjen e kapaciteteve të stafit të shoqërive të tyre anëtare ujësjellës kanalizime.

Në tabelën e mëposhtme janë listuar të gjithë kurset e trajnimit të planifikuar për t’u dhënë gjatë periudhës Shtator-Dhjetor 2017.  Duke klikuar mbi titullin e secilit kurs, ju mund të hapni broshurën e kursit të kërkuar që përmban informacion rreth pozicionit të punës që u adresohet, objektivave të kursit, metodën e trajnimit, materialeve dhe tarifave të regjistrimit.

Data Kursi i Trajnimit Vendi i Zhvillimit
07-08 Shtator Menaxhimi i Humbjeve të Ujit  I&II Prishtine
14-15 Shtator Menaxhimi Tiranë
22 Shtator Menaxhimi i Aseteve Tiranë
25-26 Shtator Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun Tiranë
02-23 Tetor Plani i Biznesit për Përmirësimin e Performancës Tiranë
01 Nëntor Matësat e Ujit, Valvulat dhe Hidrantët Prishtinë
13-16 Nëntor Aftesitë Personale dhe Profesionale Tiranë
17 Nëntor Procedurat Laboratorike dhe Marrja e Mostrave për Ujin e Pijshëm Prishtinë
20-21 Nëntor Menaxhimi Financiar për Manaxherët Jo-Financierë Tiranë
06 Dhjetor Operim dhe Mirëmbajtje e Sistemit të Kanalizimeve  I Prishtinë
07-08 Dhjetor Operim dhe Mirëmbajtje e Sistemit të Kanalizimeve  II Prishtinë

Registrimet për kurset me lart janë tashmë të hapura!  Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al.