Shënoni në kalendarin tuaj për kurset e trajnimit që do të zhvillohen në Maj dhe Qershor 2018

Sherbimi i KlientitSHUKALB dhe SHUKOS kanë planifikuar dhënien e pesë kurseve të tjera të trajnimit gjatë muajve maj dhe qershor 2018, në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit.  Kurset e trajnimit që do të zhvillohen gjatë muajit maj 2018 janë: “Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun” dhe “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I & II”.  Kurset e trajnimit që do të zhvillohen gjatë muajit qershor 2018 janë: Menaxhimi”, “Kontrolli i Rrjedhjeve” dhe “Menaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking”.

Kursi i tajnimit ” Shërbimi i Klientit dhe Marrëdhëniet me Publikun” do të zhvillohet më 21-22 maj në Tiranë, Shqipëri.  Shërbimi i klientit është një nga funksionet kryesore të çdo shoqërie ujësjellës kanalizime. Ky kurs trajnimi thekson rolin e shërbimit të klientit dhe marrëdhënieve me publikun në suksesin e Shoqërive UK.  Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me parimet e shërbimit të klientit, ndikimin e organizimit dhe personelit të shërbimit të klientit në performancën tregtare të shoqërisë, manaxhimin e bazës së të dhënave të klientit, manaxhimin e përshtypjeve dhe ankesave të klientit, manaxhimin e leximit të matësave, faturimit dhe arkëtimit.

Ky kurs trajnimi është i vlefshëm për përgjegjësit, specialistët, operatorët dhe azhornuesit e shërbimit të klientit, specialistët e marrëdhënieve me shtypin dhe publikun, përgjegjësit dhe specialistët e sektorit të shërbimit të matësave, si dhe përgjegjësit dhe specialistët e sektorit të leximit.

Humbjet e UjitKursi i tajnimit ” Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I & II”, do të zhvillohet më 30-31 maj në Shqipëri dhe do t’ju ofrojë pjesëmarrësve, njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit.  Disa nga temat kryesore që do të trajtohen gjatë dy ditëve të trajnimit janë Metodat mbi auditin e ujit, menaxhimin e Zonave të Matura të Shërbimit (DMA) dhe menaxhimin e presionit.

Kursi i trajnimit është i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit.  Gjithashtu, kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë, inxhinerë projektues, zyrtarë të shëndetit publik, apo institucione të tjera rregullatore dhe të ngjashme.

MenaxhimiKursi i tajnimit “Menaxhimi”, do të zhvillohet më 07-08 Qershor, në Tiranë, Shqipëri, dhe do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve.  Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.

Kursi i tajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve”, do të zhvillohet më 11 Qershor, në Tiranë, Shqipëri.  Gjatë këtij kursi trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuritë bazë të nevojshme mbi zhvillimin e strategjive të menaxhimit të rrjedhjeve dhe lokalizimin e tyre, si dhe të shpjegojnë teknikat e menaxhimit të presionit dhe mënyrën e projektimit të Zonave të Matura të Shërbimit (DMA).

Kursi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes dhe inxhinerët projektues. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë.

Menaxhimi i Performancës nëpërmjet BenchmarkingKursi i tajnimit “Menaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking”, do të zhvillohet më 18-19 Qershor, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përdorur informacionin e grumbulluar dhe përpunuar gjatë procesit të benchmarking për përmirësimin e performancës së shoqërisë së tyre.  Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për manaxherët kryesorë dhe specialistët e raportimit.

Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura!  Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al apo SHUKOS në shukos2001@gmail.com.