Nxitoni të regjistroheni për kurset e trajnimit që do të zhvillohen gjatë muajit Qershor 2018

MenaxhimiSHUKALB dhe SHUKOS kanë planifikuar dhënien e tre kurseve të tjera të trajnimit gjatë muajit qershor 2018, në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit.  Kurset e trajnimit që do të jepen janë: Menaxhimi”, “Kontrolli i Rrjedhjeve” dhe “Menaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking”.

Kursi i tajnimit “Menaxhimi”, do të zhvillohet më 18-19 qershor, në Tiranë, dhe do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve.  Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.

Leakage ControlKursi i tajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve”, do të zhvillohet më 25 qershor, në Tiranë.  Gjatë këtij kursi trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuritë bazë të nevojshme mbi zhvillimin e strategjive të menaxhimit të rrjedhjeve dhe lokalizimin e tyre, si dhe të shpjegojnë teknikat e menaxhimit të presionit dhe mënyrën e projektimit të Zonave të Matura të Shërbimit (DMA).

Kursi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes dhe inxhinerët projektues. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë.

Menaxhimi i Performancës nëpërmjet BenchmarkingKursi i tajnimit “Menaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking”, do të zhvillohet më 28-29 Qershor, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përdorur informacionin e grumbulluar dhe përpunuar gjatë procesit të benchmarking për përmirësimin e performancës së shoqërisë së tyre.  Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për manaxherët kryesorë dhe specialistët e raportimit.

Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura!  Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al apo SHUKOS në shukos2001@gmail.com.