Shënoni në kalendarin tuaj për kurset e trajnimit që do të zhvillohen në shkurt dhe mars 2019

SHUKALB dhe SHUKOS kanë planifikuar dhënien e tre kurseve të trajnimit gjatë muajit shkurt dhe mars 2019.  Trajnimi i planifikuar për t’u zhvilluar në shkurt është “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit – I&II“, ndërsa ato të planifikuara gjatë muajit mars janë “Menaxhimi” dhe “Menaxhimi i Aseteve“.

Kursi i parë i trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I & II” do të mbahet më 21-22 shkurt 2019, në Tiranë, dhe do t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuritë bazë për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit.  Disa nga temat kryesore që do të trajtohen gjatë dy ditëve të kursit të trajnimit janë Metodat mbi auditin e ujit, Menaxhimi i Zonave të Matura të Shërbimit (DMA) dhe Menaxhimi i Presionit.

Ky kurs është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit.  Për më shumë informacion mbi kursin e trajnimit klikoni këtu.

Kursi i trajnimit “Menaxhimi” do të mbahet më 11-12 mars 2019 në Tiranë dhe do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve.  Ky kurs trajnimi mbi menaxhimin është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.

Për më shumë informacion mbi kursin e trajnimit klikoni këtu.

Kursi i trajnimit “Menaxhimi i Aseteve” do të zhvillohet më 21 mars në Tiranë dhe do të trajtojë të gjithë elementët bazë për menaxhimin e aseteve me qëllim kryesor rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e menaxhimit të aseteve. Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm pë Drejtorët e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime, Kryeinxhinierët dhe Inxhinierët, Kryefinancierët dhe Menaxherët.

Për më shumë informacion mbi kursin e trajnimit klikoni këtu.

Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura!  Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al dhe/ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.