Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Vlorë inaguron Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura

Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore e BE-së në Shqipëri, gjatë fjalës së saj në ceremony Foto nga Uk Vlorë

Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore e BE-së në Shqipëri, gjatë fjalës së saj në ceremony
Foto nga Uk Vlorë

Me date 08 Korrik 2018, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Vlorë (UK Vlorë) organizoi ceremoninë e inagurimit te Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, një investim i financuar nga Bashkimi Evropian, me një vlerë prej 15 milionë Euro.  Bashkia e Vlorës është përfituesi kryesor i këtij investimi të rëndësishëm që do të mbrojë mjedisin dhe detin, si dhe do të mbështesë një sezon të suksesshëm turistik.

Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ambasadorja e BE-së në Shqiperi, znj. Romana Vlahutin, Kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli, si dhe shumë të ftuar të tjerë.  Përpara nisjes së ceremonisë autoritetet më të larta të shoqëruar nga drejtori i UK Vlorë, z. Dorian Xhelili vizituan disa sektorë të funksionimit të këtij impianti, ku patën mundësinë të shihnin nga afër operimin e impiantit si dhe teknologjinë bashkëkohore.

Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore e BE-së (rreshti i parë, e treta nga djathtas) dhe z. Dorian Xhelili, drejtor i  UK Vlorës (rreshti i dytë, i dyti nga e djathta) dhe stafi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në fund të ceremonisë Foto nga UK Vlorë

Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore e BE-së (rreshti i parë, e treta nga djathtas) dhe z. Dorian Xhelili, drejtor i UK Vlorës (rreshti i dytë, i dyti nga e djathta) dhe stafi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në fund të ceremonisë
Foto nga UK Vlorë

Kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli mbajti fjalën e mirëseardhjes në këtë ceremoni, ndërsa nënvizoi rëndësinë e kësaj vepre që do t’i shërbejë më së miri sezonit turistik.   Kryeministri Edi Rama e cilësoi impiantin si një “vepër infrastrukturore shumë të rëndësishme për mjedisin e turizmin, ndërkohë që premtoi edhe një sërë investimesh të tjera, të cilat do të jenë të fokusuara vec të tjerash edhe në rrjetin e kanalizimeve në qytet dhe në Njësitë Administrative të Bashkisë Vlorë.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin, në fjalën e saj theksoi se kjo vepër do të mundësojë zhvillimin e një turizmi elitar në Vlorë.  Në fund të ceremonisë, ambasadorja Vlahutin preferoi që ta mbyllë ceremoninë me një foto me drejtorin e UK Vlorë, z. Dorian Xhelili si dhe me një pjesë të stafit që do të kontribuojnë në këtë impiant.