Shtyhet afati për dorëzimin e Abstrakteve – Konferenca e Përbashkët Ballkanike  SHUKALB – SHUKOS, 4 – 6 Nëntor 2020

SHTYHET AFATI PËR DORËZIMIN E ABSTRAKTEVE!

SHUKALB dhe SHUKOS ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 8-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të zhvillohet në datat 4-5-6 nëntor 2020, në Tiranë, Shqipëri si një aktivitet virtual.

Tema e Konferencës, Uji dhe Ndryshimet Klimatike, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2020, dhe fokusohet tek këto dy tema dhe se si  lidhen në mënyrë të pandashme me njëra-tjetrën. Ndryshimet klimatike janë një kërcënim i vërtetë për burimet ujore pasi ndikon në sasinë, ndryshueshmërinë, kohën, formën dhe intensitetin e reshjeve, të ekspozuara përmes ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë thatësira dhe / ose përmbytjet, por edhe ngritja e niveleve të detit dhe shkrirja e akullnajave. Për të trajtuar ndryshimet klimatike, ne kemi nevojë për të zhvilluar dhe zbatuar strategji të adaptimit që integrojnë palët e interesuara në sektorë të ndryshëm dhe të koordinuar dhe përtej kufijve, duke u përqëndruar në menaxhimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të ujit.

Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshirë ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike.

Jeni të ftuar të dorëzoni abstraktet tuaja!

Për informacion më të detajuar ju lutemi ju mund të shkarkoni Broshurën “Thirrje për Abstrakte”.

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve shtyhet deri në 10 Shtator 2020.

Për më shumë informacion kontaktoni:

Nadire Vitija (SHUKOS):                    Tel: +383 38 526 873; Cel: +383 44 182 497
Jonida Ahmeti (SHUKALB):               Tel: +355 42 24 5101; Cel: +355 69 60 12 782
E-mail:                                                program@balkansjointconference.org
Web:                                                   www.balkansjointconference.org