SHUKALB dhe SHUKOS organizojnë Takimin e Përbashkët Vjetor të Trajnerëve

Pjesëmarrësit në Takimin e Përbashkët Vjetor të Trajnerëve
Foto nga SHUKALB

Më 26 Shkurt 2021, SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS organizuan online Takimin e Përbashkët Vjetor të Trajnerëve. Ky takim është një traditë e Programit të Përbashkët të Trajnimit të SHUKALB dhe SHUKOS, dhe gjithashtu u organizua në kuadër të angazhimit të të dy shoqatave në Projektin e Rrjetit Rajonal të Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN).

Në takim morën pjesë 43 trajnerë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët përfaqësonin profesionistë nga shoqëritë UK, akademia, si dhe konsulentë të pavarur. Takimi u moderua nga Joshua Miekley, Konsulent Biznesi, Qendra Lincoln.

Qëllimi i takimit ishte që SHUKALB dhe SHUKOS të ndanin informacionin me grupin e trajnerëve dhe të lejojnë një shkëmbim midis vetë trajnerëve, si dhe të dy shoqatave me trajnerët rreth programeve dhe aktiviteteve të zhvillimit të kapaciteteve të organizuara nga SHUKALB dhe SHUKOS në nivel kombëtar dhe rajonal.

Gjatë takimit, trajnerët u njohën me programet e zhvillimit të kapaciteteve të ofruara, si dhe planet e ardhshme të shoqatave në lidhje me këto programe dhe mundësitë e angazhimit të tyre. Trajnerët ishin shumë aktiv gjatë sesioneve të diskutimit duke ndarë komentet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me programet e zhvillimit të kapaciteteve. Për më tepër, trajnerët diskutuan mes tyre në grupe më të vogla, ku shkëmbyen ide rreth asaj se si ata mund të forcojnë angazhimin e tyre dhe të punojnë me shoqatat, dhe se çfarë mund të bëjnë shoqatat për ta për të mbështetur rolin dhe përvojën e tyre si trajner.