SHUKALB anketon Shoqëritë UK për planifikimin e dhënies së kurseve të tij të trajnimit për vitin 2018

TrainingGjatë vitit 2017, SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS ndërmori Programin e Përbashkët të Trajnimit, duke dhënë gjithsej 14 kurse trajnimi, duke trajtuar çështjet teknike dhe menaxheriale të sektorit të ujësjellës kanalizimeve.  Kurset e trajnimit u organizuan në Shqipëri dhe Kosovë, me pjesëmarrjen e stafit të shoqërive ujësjellës kanalizime nga të dyja vendet dhe të zhvilluara nga trajnerë nga Shqipëria dhe Kosova.

SHUKALB dhe SHUKOS janë duke u përgatitur për të nxjerrë kalendarin e trajnimit për vitin 2018, dhe si pjesë e kësaj përgatitje ata kanë anketuar shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë për të vlerësuar nevojat e tyre për trajnim.  Në mbështetje të kësaj, SHUKALB ka publikuar për herë të parë Katalogun e Trajnimeve të Programit të Përbashkët të Trajnimit, i cili përfshin 43 kurse trajnimi që janë zhvilluar në kuadër të projektit ” Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit” i financuar nga USAID.  Këto trajnime (me një kohëzgjatje prej një deri në dy ditë) synojnë rritjen e aftësive në aspekte të ndryshme të operimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe çështje të menaxhimit dhe përmirësimit të performancës.

Paralel me trajnimet e mësipërme dhe në vijim të angazhimit të përbashkët të dy shoqatave për ngritjen e kapaciteteve në sektor, SHUKALB dhe SHUKOS i janë bashkuar Partneritetit të Danubit (D-LeaP), dhe në kuadër të saj, ata do të ofrojnë gjatë vitit 2018 tre programe të ngritjes së kapaciteve:

Këta programe synojnë përmirësimin e performancës në aspekte të veçanta të shoqërive ujësjellës kanalizime.  Formati i këtyre programeve është i ndërtuar në formën e tre (3) workshope-ve dy (2) ditorë, të shtrirë përgjatë gjithë vitit.  Workshopet do të mbahen pranë një shoqërie UK të përzgjedhur, ku do të bëhet dhe demonstrimi në praktikë i temave specifike të programit.  Gjatë këtyre workshopeve, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të analizojnë tregues të performancës së kompanisë së tyre, dhe mbi këtë bazë të prodhojnë një plan veprimi me objektiva specifikë, të cilin kompania mund ta përdorë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme.

Për më shumë informacion mbi 43 kurset e trajnimit të Programit të Përbashkët të Trajnimit dhe programet D-LeaP mund të klikoni në linqet më poshtë: