SHUKALB certifikon mbi 30 trajnerë për dhënien e kurseve trajnimi për stafin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime

Trained Local Experts with the certificates Photo credit: SHUKALB

Ekspertët lokalë të trajnuar me certifikatat e marra gjatë ceremonisë Foto nga SHUKALB

Më 19 korrik, në Hotel Xheko Imperial, Tiranë, SHUKALB organizoi një ceremoni për certifikimin e mbi 30 trajnerëve nga Shqipëria dhe Kosova.  Ceremonia u organizua në kuadër të projektit të SHUKALb të financuar nga USAID “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri”, ku si pjesë e së cilës mbi 30 ekspertë lokalë të cilët kanë qenë pjesë e zhvillimit të kurseve të trajnimit kanë ndjekur kursin e Trajnimit te Trajnerëve (ToT) i organizuar nga Projekti.  Qëllimi i ToT-së ishte pajisja e ekspertëve lokalë me teknikat e mësimdhënies për të rritur, të cilat janë të nevojshme për trajnimin e të rriturve.

Mr. Hantin Bonati, Deputy Minister of Ministry of Infrastructure and Energy, during his speech at the Ceremony Photo credit: SHUKALB

Z. Hantin Bonati, Zëvendës ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë fjalës së tij në Ceremoni Foto nga SHUKALB

Ekspertët lokalë që kanë marrë ToT-në aktualisht janë duke vazhduar punën me SHUKALB si trajnerë për kurset e trajnimit që SHUKALB ka zhvilluar në kuadër të Projektit dhe është duke i dhënë sipas kalendarit vjetor të trajnimit.  Trajnerët vijnë nga eksperienca të ndryshme duke përfshirë akademinë, konsulentë, si dhe shoqëritë ujësjellës kanalizime.  Nga ky grup trajnerësh, 5 prej tyre janë nga Kosova dhe janë duke u angazhuar në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit ndërmjet SHUKALB dhe SHUKOS.

Pas hapjes së ceremonisë nga znj. Elisabeta Poci, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB, pjesëmarrësit u përshëndetën nga Zëvendës ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Hantin Bonati, Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri, znj. Catherine Johnson, si edhe Presidenti i SHUKALB, z. Petrit Tare.